Megjithatë, Ramazzotti vjen më 9 gusht

Kompania UBBOSS ne bashkëpunim me Agjencinë Koncertale te Kosovës kanë njoftuar se në mbrëmjen e së dielës arritën një marrëveshje me menaxhmentin e Eros Ramazzottit, duke përfituar një datë të re për koncertin në Prishtinë. Koncerti do të mbahet me datën 9 Gusht në stadiumin e Prishtinës.
"Të gjithë adhuruesit e artistit që tashmë kanë blerë biletat, mund të përdorin të njëjtat edhe për datën e re. Nga neser biletat dalin në shitje nëpër të njëjtat pika ku kanë qenë më parë. Marrë parasysh që vendimi është marrë gjatë ditëve të vikendit, data e koncertit do të publikohet ne faqen zyrtare të artistit nga e Hëna. Gjithashtu për gjithë adhuruesit artisti ka përgatitur një video ku ai përshëndetë adhuruesit nga Kosova dhe i fton ne koncertin e tij me daten 9 Gusht duke filluar nga ora 20:00", thuhet në njoftim të Zyrës së Informimit të UBBOSS.
Koncerti fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 30 korrik, por ishte anuluar pas mosmarrëveshjeve ndërmjet organizatorëve dhe drejtuesve të stadiumit të Prishtinës.