E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gushti pezullon aktivitetet për Nënë Terezën

Ka nisur me shume buje, muaj me pare shpallja e vitit te Nene Terezes por kalendari i publikuar me nje ceremoni te vecante duket se tani eshte mbuluar nga heshtja. Pushimet e veres kane stopuar koncertet, ekspozitat dhe gjithe aktivitetet kulturore qe ishin parashikuar se paku ato per muajin korrik. Nje mbledhje ne ministrine e kultures pak dite me pare eshte mbajtur larg vemendjes se mediave ku burime nga minsitria bejne te ditur se eshte folur me teper per vendosjen e memorialit te Nene Terezes tek kolonat. Grupi i punës për ngritjen e memorialit kushtuar bamirëses dhe grupi që kujdeset për organizimin e aktiviteteve në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës ka mundur te rikonfirmoje vendin e memorialit, ndërkohë që aktivitetet e parashikuara për muajin korrik nuk u realizuan.

Projekti i memorialit që do të realizohet nga arkitekti Marin Biçoku, ende nuk ka arritur në një variant përfundimtar. Ndonëse qeveria vendosi të angazhoje institucionet për të kremtuar 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, është e dukshme se pak gje eshte bere deri më tani. Sipas një programi të vënë në dispozicion për mediat, i njëjti i publikuar nga MTKRS, parashikon aktivitete: një panair libri kushtuar Nënë Terezës, çmim për krijimtarinë më të mirë muzikore, çmim për esenë më të mirë, ekspozitë për Nënë Terezën në Muzeun Historik Kombëtar, shfaqja e dokumentarit të RAI-t për jetën e Nënë Terezës në sheshin që mban të njëjtin emër e po në gusht është parashikuar botimi dhe promovimi i albumit me foto dhe përmbajtje të lutjeve të Nënë Terezës të autorit Roland Tasho. Deri më tani, i vetmi aktivitet i organizuar në nderim të bamirëses me origjinë shqiptare është një konferencë shkencore e mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shoqëruar edhe me një ekspozitë mbi jehonën që i është bërë Nënë Terezës në shtypin shqiptar.

Aktivitetet e tjera që i dikton edhe programi: Ekspozita e 12 shenjtorëve parashikuar të mbahej në Bibliotekën Kombëtare në muajin korrik, shfaqja e filmave kushtuar Nënë Terezës, mbrëmja muzikore letrare me prozë e poezi që duhet të mbahej në korrik në Teatrin Kombëtar nuk jane realizuar.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›