E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e kampioneve hidhet shorti i raundit te trete

Nëse Skënderbeu do të arrijë të kalojë Apoel Nikosian, mision gati i pamundur në fakt, duke parë edhe 0-2 të inkasuar në sfidën e parë në Korcë, kundërshtari i bardhekuqve në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve do të jetë fituesi i çiftit midis Slovan Bratislava dhe Tobol Kostanay.

Ky është verdikti i shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, për raundin e tretë eleminator të Ligës së Kampioneve. Sipas të gjitha mundësive favoritët për të avancuar në raundin e tretë janë Apoel Nikosia dhe Slovan Bratislava, pasi si qipriotët ashtu edhe sllovakët kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë.

Ndërkohë, përplasjet më të forta të këtij raundi janë rezervuar në grupin e tretë të skuadrave ku spikat derbi mes ukrainasve të Dinamo Kiev dhe rusëve të Rubin Kazan, por edhe takimi mes portugezëve të Benfikës dhe turqve të Trabzonspor. Ndeshjet e para të raundit të tretë të Ligës së Kampioneve do të luhen në datat 26 dhe 27 korrik, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në 2 dhe 3 gusht, ku përcaktohen edhe skuadrat që do të marin pjesë në fazën e grupeve.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›