Skandal transatlantik Murdoch nen hetim edhe nga FBI

Drejtoresha e filialit britanik të perandorisë mediatike të Rupert Murdok, Rebeka Bruks ka dhënë dorëheqjen, e mposhtur nga kërkesat në rritje të publikut dhe politikës. Disa gazetarë të “The Times”, “The Sun” dhe “Sky News”, pohuan se ajo ka dorëzuar dorëheqjen, e cila vjen pas thellimit të skandalit të përgjimeve telefonike në Britani, por që tashmë ka kapërcyer Atlantikun. Burime të FBI-së i thanë BBC-së se mund të hapen hetimet për përgjimin nga ana e medias së Murdoch edhe të telefonave të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork. Hetimin e pohoi edhe kryeprokurori amerikan, Erik Holder.
"Ndërsa ka dyshime serioze në Britaninë e Madhe dhe atje janë duke zhvilluar një hetim, ka pasur kërkesa nga ana e anëtarëve të Kongresit në Shtetet e Bashkuara për të hetuar edhe ketu të njëjtat dyshime, për përgjimin e telefonave. Mund të them se jemi duke përparuar në këto hetime, duke u bazuar në ligjin federal”- tha Holder.
Ndërsa, pas një refuzimi të parë, Rupert Murdok dhe djali i tij James kanë rënë dakrod të dalin përpara ligjvënësve birtanikë për të dhënë sqarime në lidhje me akuzat për përgjimin e telefonave të viktimave të krimit dhe për korruptimin e disa efektivave të policisë.
Këto zhvillme, si dhe arrestimi i një tjetër zyrtari të lartë të kompanisë mediatike të Murdok, i nënti në listë, kanë zgjeruar mjaft skandalin dhe e kanë vënë manjatin australian me shpatulla për muri. Aksionet e kompanisë së tij kanë rënë, duke rritur dyshimet nëse skandali mund të zhysë përfare gjithë biznesin.
Vetë Murdoch ka mbrojtur kompaninë nga çdo aludim, duke thnë se do ta marrë veten prej dëmeve që i janë shkaktuar. 80- vjeçari i tha “The Wall Street Journal”, gazetë në pronësi të “News Corp”, që ndjehet i bezdisur nga gjithë këto akuza.