Huqja e Kuqit

Sulmuesi i Swansea Cityt, Shefki Kuqi i befasoi 15 mijë shikuesit e pranishëm në stadiumin Liberty Stadium, kur të shtunën e humbi një rast të pastër, të cilin shumë prej tyre nuk e kishin parë kurrë në futboll. Përballë golit komplet të thatë, ai gjuajti jashtë portës.
“Njëherë mendova se portieri ishte duke e goditur topin, e më pas ai e huqi atë. Unë vetëm u mundova ta plasoja topin në rrjetë, por për fat të keq nuk e kapa mirë topin dhe ai shkoi jashtë. Kur e shikoj tash, mund ta vërej se kam mundur të ec edhe pak me top dhe ta çoja në rrjetë, por mendoja se e kam një mbrojtës prapa meje”, tha Kuqi për ueb faqen planetswans.co.uk.
Ai shpjegon se gjëja e parë që e kishte bërë ishte shikimi i orës. “E pashë se kishim ende kohë të shënonim një apo dy gola. Jam i lumtur që fituam megjithatë”, shtoi ai.
Kuqi deklaron se nganjëherë është më e lehtë të shënosh në raste më të vështira, sesa në të lehta. “Derisa të kem mundësi të kem raste, jam i lumtur. Nëse do të shënoja në çdo rast, tash do të isha në Premierligë. Këto gjëra ndodhin në futboll dhe çka është e rëndësishme se sa je i fortë mentalisht dhe sa je i gatshëm ta lësh atë rast prapa krahëve dhe të vazhdosh të mbetesh në lojë”, vazhdo ai.
Edhe menaxheri i Swanseas, Paulo Sousa ka folur për rastin e pabesueshëm që e lëshoi veterani kosovar. Mirëpo, trajnerit i pëlqeu reagimi i Kuqit, i cili mbeti i përqendruar dhe shënoi gol për ekipin e tij.
“Vetëm në videot e humbjeve më të këqija, mund ta shohësh një pamje të tillë. Por, reagimi i tij dhe i ekipit ishte mjaft i rëndësishëm, për të ecur përpara. Kuqi punoi fort dhe gjithnjë e kërkonte golin. Shefkiu është lojtar me personalitet të lartë dhe këtë ia sjell edhe skuadrës. Ne e pamë karakterin e tij edhe një herë, me golin që e shënoi”, deklaroi Sousa. Swansea mbetet në zonën e play-offit, me dy pikë përpara Blackpoolit.
Humbja e golit nga Shefki Kuqi