E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar per ditelindjen e Kim Jong Un

Koreja e Veriut shënon atë që raportohet se është dhe “ditëlindja” e liderit të ri Kim Jong Un, me një dokumentar që është tansmetuar në televizionin shtetëror.
Filmi dokumentar e shfaq atë në një rol të ri atë të komandantit suprem ushtarak, duke inspektuar trupat, duke përshëndetur e duke u ulur mbi një tank. Filmi dokumentar po ashtu tregon se Kim Jong ishte konfirmuar në këtë rol që prej vitit 2009, duke shfaqur pamje të tij duke parë lëshimin e një rakete së bashku me babanë e tij.
Mosha e saktë e Kim Jon Un nuk bëhet e ditur, por ai besohet se është rreth të 20-ve.
Dokementari i transmetuar në televizionin shtetëror shfaq Kim Jon Un duke parë avionet luftarakë dhe duke bërë ushtrime si dhe duke bërë fotografi me ushtarët. Gjithashtu dokumentari e tregon atë dhe babanë e tij duke shtrënguar duart me disa zyrtarë në një qendër të kontrollit të satelitëve pasi shkencëtarët lëshuan një raketë në prill të 2009.
Filmi gjithashtu e tregon liderin e ri ndërsa viziton fabrika, duke biseduat me zyrtarë dhe duke inspektuar punën e tyre, të gjitha këto verpime që bëheshin dhe nga babai i tij.
Faqe të ndryshme interneti duke iu referuar qeverisë së re të Koresë së Veriut kanë nisur ta cilësojnë liderin e ri si një njeri me dituri të madhe, kompetenca të jashtëzakonshme dhe një madhështi ishtarake. Kim Jong Un i cilësuar si lideri supreme i partisë, shtetit dhe ushtrisë mori këtë etiketim që pas vdekjes së babait të tij. Ai ka premtuar se do të vazhdojë sipas politikave të babait të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›