E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron kunder tobin tax

“Tobin tax”, apo taksa mbi transaksionet financiare e inicuar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi nuk do të ketë mbështetjen e kryemsinitrit britanik, Dejvid Kameron. Ky i fundit për “BBC” ka deklaruar se një taksë e tillë është e paaplikueshme në të gjitha vendet e BE-së. Në lidhje me këtë çështje takohen nesër Merkel dhe Sarkozi, takim që i paraprin dhe samitit në fund të muajit.
“Nëse Franca kërkon të adoptojë taksimin mbi tansaksionet fiananciare është e lirë ta bëjë. Ne nuk do ta ndjekim. Ideja për një taksë të re europiane e aplikueshme nga të gjithë nuk mendojmë se është një hipotezë që mund të bëhet, kështu që ne do ta bllokojmë”, tha Kameron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›