Westerwelleja deshiron ta rivendose konfliktin e Kosoves para syve te Evropes

Konflikti i Kosoves thuajse ishte harruar. Shkallezimi i dhunshem dy jave me pare duket se e ndryshoi kete menjehere. Westerwelle eshte ministri i pare i Jashtem i BE-se qe pas trazirave te dhunshme krijon nje perfytyrim ne vend per gjendjen ne vend ne Serbi dhe gjen fjale te qarta.
Mure betoni te bera shkrumb konteniere banimi te djegur plotesisht mbeturina automjetesh nga pika kufitare Gate 1 ne afersi te Jarinjes kosovare nuk ka mbetur shume gjera. Nje grumbull i armatosur rende prej 200 serbesh e ka sulmuar stacionin dy jave me pare me bomba dhe granata dore.
Nje poste kontrolli u shty me nje buldozer perposhte shpatit. Madje pati per 10 minuta nje shkembim zjarri me ushtare polake te forces nderkombetare te paqes KFOR te cilet ruanin pozicionet. Vetem pas tri oresh u shua zjarri dhe e gjitha kaloi.
Te enjten pasdite ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle ndodhet para germadhave dhe degjon komandantin gjerman te trupes nderkombetare te KFOR-it Erhard Buumlhler si i paraqet ngjarjet. Kjo eshte nje shenje tjeter qe tregon sa e rrezikshme dhe e brishte eshte situata thote ai me vone para kamerave. Shume shpejt zjarri mund te kishte dale jashte kontrollit.
Shkak per trazirat eshte nje grindje tregtare. Serbet nuk duan te njohin vulat doganore kosovare sepse nuk e njohin pavaresine e Kosoves. Qeveria kosovare reagoi ne korrik me nje bllokade tregtare dhe dergoi forca speciale ne veri ku banojne kryesisht serbe.
Nje polic u vra ne trazira. Tani aty ndodhen rreth 150 amerikane dhe polake qe kontrollojne Porten 1. Prane kesaj porte ushtaret e KFOR-it kontrollojne nje pike tjeter te kalimit kufitar. Gjendja nderkohe vertet qe eshte qetesuar por sinjalin per kthimin ne gjendje normale nuk ka ndermend ta jape kerkush.
Ne cdo moment mund te shkrepin serish shkendija kete nuk duhet ta nenvleftesojme thote Westerwelle. Ai eshte politikani i pare i nivelit te larte te BE qe shkon ne Kosove qe prej trazirave.
Ministri i Jashtem nuk ka ardhur si ndermjetes por si paralajmerues. Per nje mision ndermjetesimi ne udhetimin e tij ne Ballkan ai duhet te kish ndaluar edhe ne Beograd dhe te kish folur edhe me kryetaret e komunave serbe. Ne vend te kesaj Westerwelleja deshiron ta zhvendose konfliktin e Kosoves thuajse te harruar serish ne kendveshtrimin evropian.
Bildunterschrift Guido Westerwelle dhe Hashim Thaci ne Prishtine
Konflikte te tilla te dhunshme nuk duhet te ndodhin me ne Evropen e shekullit te 21-te thote Westerwelle para vizites se tij ne rajonin kufitar ne nje konference te perbashket shtypi me kryeministrin kosovar Hashim Thaci. Thaci ndoshta do te deshironte ta nenvizonte nje fjali te tille. Por vendimin per te derguar pa u marre vesh paraprakisht forca speciale ne kufi ai e mbron. Kjo eshte e nevojshme per te krijuar nje realitet te ri per shtetin juridik thote ai.
Por Westerwelle paralajmeron per rrezikun e hapave te njeanshem. Bashkepunim ne vend te konfrontimit kjo eshte linja orientuese e Bashkimit Evropian thote ai.
BE vertet arriti ne mars qe ti sjelle palet e konfliktit ne nje tryeze negociatash. Por per shkak te grindjes se doganave dhe asaj tregtare bisedimet kane ngrire. Ne shtator ato do te rifillojne.
Ne te dyja vendet ne krye te axhendes eshte afrimi me BE. Serbia vertet qe shpreson qe ta marre qe kete vit statusin e nje kandidati per anetaresim. Por pa nje qetesim te konfliktit me Kosoven kjo zor se do te jete e mundur. Brenda me pak se dy javesh qeveria e Beogradit do te kete mysafire te larte nga Gjermania kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar viziten e saj. Konflikti i Kosoves do te luaje nje rol edhe ne bisedimet e saj ne kryeqytetin serb.
Autor dpa/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama