Dokumentet false 10 ne pranga
Tete muaj hetime jane finalizuar me arrestimin e 10 personave 7 prej te cileve te proceduar disa here per falsifikim dokumentesh si dhe jane zbuluar 5 apartamente ne zona te ndryshme te kryeqytetit qe perdoreshin si laboratore per prodhimin e dokumenteve false. Operacioni i koduar Karteli i Antikrimit Ekonomik dhe Prokurorise se Tiranes beri te mundur sekuestrimin e 2260 lloje te ndryshme dokumentesh te falsifikuara si diploma patenta shqiptare dhe nderkombetare viza shengen te shteteve te ndryshme leje qendrimi italiane dhe pasaporta. Pasi u kontrolluan 20 apartamente ne zona te ndryshme te Tiranes 5 prej tyre rezultuan se perdoreshin si baza per te prodhuar dokumente. Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj ne nje konference per shtyp sqaroi dje se u bllokuan ne cilesine e proves materiale edhe makinerite qe perdoreshin per te falsifikuar dokumentet skanere me ngjyra printere njesi qendrore USB qe kishin te instaluara programet per
falsifikime si dhe presa qe perdoreshin per prodhimin e vulave te thata.
DOKUMENTET
Grupi hetimor qe dokumentoi veprimtarine e jashteligjshme te 10 falsifikatoreve sqaroi dje se dokumentet e falsifikuara qe prodhoheshin nga te arrestuarit hidheshin ne treg me cmime qe varionin nga 100 euro deri ne 7 milione leke te vjeter. Persona te ndryshem qe interesoheshin per tu pajisur me nje diplome false patente vize apo pasaporte te ndonje shteti te huaj ishin te gatshem te paguanin ne baze te cmimeve ne varesi te dokumentit qe merrnin. Dokumenti qe kushtonte me lire ishte nje deftese e shkolles se mesme ndersa per tu pajisur me nje pasaporte false brenda se ciles ndodhej edhe nje vize shenjen personi i interesuar duhej te paguante 7 milione leke te vjeter. Brenda kesaj shume ishte i perfshire edhe kalimi i kufirit fillimisht drejt Greqise me pas ne Itali dhe ne vende te tjera te Europes. Burime nga policia sqaruan se jane verifikuar disa raste ku pervec falsifikimit te dokumenteve te arrestuarit kane konsumuar edhe vepren penale te dhenies ndihme ne kalim te paligjshem te kufirit. Deri tani jane verifikuar 2 raste te tilla ndersa po verifikohen edhe raste te tjera ku te arrestuarit mund te kene trafikuar klandestine jashte kufijve te Shqiperise.
TE ARRESTUARIT
Nga 10 personat qe u arrestuan dje gjate operacionit Karteli te Antikrimit Ekonomik te Tiranes per falsifikim dokumentesh vetem 3 prej tyre rezultuan pa precedente te meparshem penale. Pjesetaret e tjere te grupit sipas policise kane qene te denuar edhe me pare per te njejten veper penale. Madje njeri prej tyre Ylli Brahimi vetem prej disa muajsh kishte lene qeline e burgut te cilen pas arrestimit te djeshem do e provoje per te 13-en here. Sipas njoftimit zyrtar te policise dy prej pjesetareve Kelri Beshi 40 vjec dhe Artur Demi 39 vjec jane arrestuar ne flagrance. Ndersa eshte ekzekutuar urdhri i ndalimit leshuar nga prokuroria per Qazim Hysken 50 vjec Ylli Brahimin 40 vjec Ismail Gerbin 47 vjec Myslym Hyskon 46 vjec Manol Papadhimitron 43 vjec Fraklin Frekollarin 45 vjec Adrian Haxhine 38 vjec dhe Mehmet Sulen 48 vjec.
DOKUMENTET E FALSIFIKUARA
. 6 skanere per prodhimin e dokumenteve false
. 6 njesi qendrore
. 5 USB me programe te instaluara per prodhimin e dokumenteve te falsifikuara
. Nje prese per prodhimin e vulave te thata
. 8 viza shengen te shteteve te ndryshme te falsifikuara
. 250 leje drejtimi te falsifikuara te paplotesuara shqiptare dhe nderkombetare
. 2000 flete te paplotesuara leje qendrimi italiane
. 2 pasaporta te shtetasve te ndryshem
. Deftesa dhe diploma te falsifikuara te paplotesuara
Tonin Vocaj Brenda vitit policet do te marrin parate e oreve shtese
Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj gjate komunikimit te djeshem me mediat pranoi se deri ne fund te vitit do paguhen 100 per qind te gjitha oret suplementare te efektiveve te kryeqytetit qe nuk jane paguar deri tani. Nga Sindikata e Policise eshte mesuar se efektivet e Policise se Tiranes qe prej fillimit te vitit nuk kane marre pagesat per oret shtese dietat oret jashte orarit e pagesa te tjera per sherbime te kryera ne baze te nevojave qe ka pasur policia. Tonin Vocaj e pranoi kete fakt dhe deklaroi se oret jashte orarit tashme po paguhen rregullisht ndersa likuidimi per dietat perfundon brenda ketij muaji. Per problemin e oreve shtese kemi ne proces te pageses oret suplementare te muajit qershor e korrik dhe dora-dores do te paguhen deri ne fund te vitit te gjitha oret suplementare te punonjesve te Drejtorise se Policise se Tiranes deklaroi Vocaj.
Etleva Delia