E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres Keshilli Bashkiak kater muaj i bllokuar

DURRES- Keshilli Bashkiak i Durresit eshte i bllokuar prej 4 muajsh ndersa kane mbetur pezull dhjetera projekte. Mblidhet ose jo keshilltaret paguhen. Shkak i kesaj situate jane bere sherret e shumta midis maxhorances qe perbehet nga te djathtet dhe ne anen tjeter perfaqesuesve te bashkise qe jane ne minorance. Asnje prej paleve nuk leshon pe ndersa te bllokuara qendrojne projekt-vendimet qe jane ne sherbim te qytetareve te Durresit. Mbledhja e fundit e ketij organi ishte parashikuar te behej me 9 korrik te ketij viti por edhe ajo u nderpre ne menyre demonstrative pas debateve te gjata qe shoqeruan 9 pikat e para te rendit te dites ndersa 11 pika te tjera mbeten te pashqyrtuara. Prej muajit korrik deri me tani puna ne kete organ vendimmarres ka mbetur ne vend. Me gjithe kete situate te gjithe keshilltaret e keshillit bashkiak mblidhen apo nuk mblidhen per te bere detyren e tyre paguhen po njesoj nga taksat e qytetareve. Ndersa keta te fundit presin prej tyre zhvillimin e qytetit dhe njekohesisht vemendjen ndaj te gjitha problemeve qe hasin ne jeten e tyre te perditshme. Jane me dhjetera investime publike ne infrastrukture por edhe projekt-vendime qe kane lidhje me grupe te medha interesi te pashqyrtuara qe mbahen pezull. Kryetari i bashkise Vangjush Dako shprehet per situaten se eshte kreu i keshillit bashkiak ai qe duhet te mbaje pergjegjesi per te mbledhur keshillin dhe per te shqyrtuar projekt-vendimet. Jane nje sere projektesh te rendesishme qe kane mbetur pa u shqyrtuar qe nga mbledhja e kaluar te cilat duhet te merren ne shqyrtim. Por me te njejten gjuhe eshte shprehur edhe kreu i keshillit bashkiak te Durresit Zamir Ramadani. Bashkia e Durresit nuk ka paraqitur asnje dosje per te shqyrtuar qe une te mbledh keshillin bashkiak. Ne sekretari nuk ka asnje dosje qofte edhe nje te vetme kesisoj une skam si ta mbledh keshillin u shpreh Ramadani duke bere pergjegjese per kete gjendje bashkine. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›