Dokumentet sekrete të ngjarjes që tronditi ushtrinë më 1978 Koha e komunizmit, kur ushtarët vetëvriteshin se i quanin pederastë
Historia e dy efektivëve të Gardës, që
u vetëflijuan me plumb kokës pas akuzës publike
Këto kohë, dje, sot, nesër, shumicës së shqiptarëve u është vrarë ai buzagazi nënqeshës e ndërveprues me Kryeministrin Berisha, i cili ishte duke propozuar, në fund të korrikut 2009, ligjin për martesat gei.
I njëjti përjetim hipokrit u duk se vazhdoi edhe kur homoseksualët italianë premtuan në formë proteste kundër shtetit të tyre “të mbetur mbrapa kohe” se do të kalonin detin me gomone për të parë ditë të bardha në Shqipërinë e lirë e pa paragjykime. Por kur pak muaj më pas, në shkurt 2010, një nga personazhet e emisionit të njohur televiziv “Big Brother”, i thirrur Klodi, pohoi publikisht se ishte homoseksual duke acaruar një pjesë të mirë të shqiptarëve e duke ngritur dy herë radhazi në protestë një pjesë të të rinjve të qytetit të tij të lindjes, Lezhë, shumëkush e kuptoi se kjo çështje nuk është nga ato që mund të kalohen me një buzagaz nënqeshës. Aspak për faktin se në mbrojtje të deklaratës së Klodit dolën publikisht dhe praktikisht ambasadori amerikan dhe ai gjerman të përfaqësive respektive në Tiranë. Aspak, edhe për faktin tjetër se shqiptarët, në shumicën e tyre, kanë informacion të saktë se në shtete të ndryshme të botës homoseksualët shihen publikisht dhe ligjërisht si qenie krejt të natyrshme njerëzore dhe më tej akoma, në një pjesë të vogël, lejohet edhe martesa mashkull me mashkull. Serioziteti i shqiptarëve duket kishte, ka, do të ketë lidhje me faktin se sfida për të pranuar këtë realitet ka nisur dhe se kjo sfidë do të ketë edhe peshën e saj të llogaritur si tepër të rëndë. Aq të rëndë sa do të mjaftonte vetëm arratisja në panik e familjes së Klodit nga Lezha, apo edhe mohimi i freskët dhe kategorik i një këngëtari të njohur të muzikës popullore, i pohuar nga dikush tjetër publikisht si gei, që beteja të quhet e hapur dhe fillimisht e humbur. Gjithsesi, gjithçka po ndodh është një revolucion në kuptimin e plotë. Pasi, mbërritur nga e shkuara komuniste, kur vetëm në vitin 1995 u hoq dënimi deri në dhjetë vjet burg për ata që identifikoheshin si homoseksualë, zhvillimet mund të konsiderohen pozitive. Sepse nocioni dhe vlera e konceptit “homoseksual” apo “pederast” në mes të shoqërisë shqiptare nën komunizëm ishin mbase ndër më të rëndat e më të rrezikshmet, sepse vetëm fryma e kultivuar e shoqërisë mund të çonte drejt humbjes së sigurisë për jetën për këdo që do të provohej se kishte shije të ngjashme seksuale. Nga ana tjetër, në mes të këtij terrori, vetë shqiptarët konvertoheshin në viktima të vetëndëshkimit, sidomos në rastet kur orientimi i tyre i rrallë seksual mësohej nga të tjerët. Vetëndëshkim, që në shumë raste përfundonte me vetëvrasje të pastra. Të dhënat e mëposhtme të marra nga dokumente autentike arkivore provojnë se sa me tmerr përplasej në mendjen e shqiptarëve të kohës së komunizmit publikimi i orientimit të tyre seksual, madje më keq akoma, bërja publike e akuzës si homoseksual në një kohë që i akuzuari nuk ishte i tillë. Një histori që ilustron vështirësitë reale të gjithë shoqërisë aktuale shqiptare për të kapërdirë, qoftë “de jure”, atë që Kryeministri Berisha lëshoi në fund të korrikut 2009.
Dokumenti sekret për
vetëvrasjen e dyfishtë
Më 23 qershor 1978 dy ushtarë të Gardës së Republikës S. Sh. dhe V. L. u gjetën në kodrat e Liqenit Artificial të vetëvrarë me nga një plumb të vetëm në kokë. Të dyve plumbi u kishte shpuar trurin, por zemra vazhdonte t’u punonte. Vdiqën pas tri orësh me mundim në Spitalin Ushtarak. Sipas një dokumenti autentik të kohës, që mban datën 29 qershor 1978 dhe që në fakt është një informacion për ministrin e Punëve të Brendshme, Simon Stefani, në vendin e ngjarjes ishte gjetur në pistoletë “TT” që i përkiste oficerit R. P., e vjedhur nga dy viktimat mëngjesin e po asaj dite, pasi kishin thyer më parë derën e depos së brigadës së artilerisë. Në vendngjarje ishin gjetur gjithashtu edhe dy gëzhojat e plumbave vdekjeprurës si dhe dy letra të shkruara nga ushtarët para aktit të tmerrshëm. I pari, A. Sh., shkruante mes të tjerave: “Shkaku i të gjitha telasheve të mia e familjes është Osman K., të cilin e kam denoncuar për pederast, por çështja është mbyllur nga hetuesi Afrim K. Po vras veten, por më mbeti merak që nuk zhduka Osman K.” Ndërsa ushtari tjetër V. L., shkruan: “Po vras veten, pasi komandanti i baterisë, Vasfi Xh., e sekretari i rinisë Xhelil G., më akuzuan se kisha marrëdhënie pederastie me A. Sh. dhe së shpejti do të më arrestonin, sepse u zura me atë maskaranë, Osman K. dhe kisha ikur pa leje nga reparti...”
Nga hetimet e shpejta për ngjarjen tronditëse, hetuesit kishin zbuluar se A. Sh., një nga ushtarët e vetëvrarë, ishte mashtruar që në moshën 10-vjeçare nga Osman K., një instruktor fizkulture në Pallatin e Pionierëve, duke u detyruar të kryejë më të marrëdhënie homoseksuale pasive. Sipas të njëjtit dokument, në vitin 1975, A. Sh. e kishte denoncuar Osman K. dhe në bazë të kësaj padie kishte nisur edhe çështja penale ndaj Osman K. Por me kalimin e kohës çështja ishte pushuar, pasi ekzaminimi në psikiatri e kishte nxjerrë instruktorin e fizkulturës, si “skizofren” dhe “të papërgjegjshëm”.
Vite më pas, edhe pse A. Sh. shkon ushtar, pra është në moshë më të rritur, Osman K. nuk i ndahet. Në këtë pikë hetimi ka vërtetuar se gjatë kohës që A. Sh. ishte në repart, Osman K. ka shkuar ta takojë, duke u hequr si xhaxhai i tij. Po kështu, sipas dokumentit të kohës, Osmani ka vazhduar të kryejë marrëdhënie pederastie me A. Sh., por jashtë vullnetit të këtij të fundit, duke e kërcënuar se do ta diskreditonte me anë të bërjes publike të deklaratave që i ishin marrë atij në lidhje me marrëdhëniet që kishin bashkë.
Në fillim të vitit 1978 A. Sh. i shkëput marrëdhëniet me Osmanin, duke bërë që tjetri të acarohet dhe të kundërreagojë. Kështu, sipas dokumentit: “...në atë kohë Osmani ka filluar t’u tregojë ushtarëve karakterin e marrëdhënieve me A. Sh. Në një rast, në prani të disa ushtarëve në postbllok, ai ka bërtitur ‘A. Sh. e kam dashnore prej 10 vjetësh, e kam përdorur më shumë se grua, për këtë vetë A. Sh. më ka lëshuar deklarata, etj”.
Po sipas të njëjtit material të kohës, këtë deklarim të Osmanit, në bisedë me disa ushtarë, vetë A. Sh. e ka pranuar duke thënë se “atëherë isha i vogël, më mashtroi, tani që u rrita e kuptoj se është gjë e keqe, dua të shkëputem, por nuk më ndahet Osmani”. Ky moment ka bërë që A. Sh. të braktiset nga të gjithë ushtarët e tjerë dhe të gjejë shoqëri e shoqërohet vetën me njërin prej tyre, V. L.
Kundërreagimi fatal
Ushtari A. Sh., sipas dokumentit të nënshkruar nga zv/Drejtori i Punëve të Brendshme, Zef Loka, pas incidenteve më Osman K., është parë i mërzitur dhe i veçuar në repart. Kishte vetëm një shok, V. L., me të cilin dilte në liridalje dhe kalonte kohën e lirë. Ndërkohë Osman K. vazhdonte të mos e linte të qetë, i dilte përpara në rrugë ose i çonte lajme me ushtarët për takim si dhe vazhdonte t’i vinte në repart. Dikur A. Sh. dhe shoku i tij V. L. vendosin së bashku të shkojnë në shtëpinë e Osman K. Ata e takojnë atje në datën 20 qershor 1978 dhe e kërcënojnë që të mos vijë më në repart. Por në këtë kohë Osmani i drejtohet V. L: “Po ti çfarë kërkon këtu, apo të vësh në zbatim fjalën që më ke thënë mua, se: lëre ti A. Sh., se mbarove punë dhe ta mbaj unë për marrëdhënie pederastie”. Pas këtyre fjalëve Osmani dhe V. L. janë rrahur dhe për rrjedhojë të dy kanë përfunduar në Rajonin nr: 1 të policisë së Tiranës. Ditë më pas V. L. është kritikuar në kolektiv për këtë incident, pra për rrahjen, por edhe sepse në një tjetër rast kishte ikur pa leje nga reparti. Sipas dokumentit të dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, ushtari V. L. nuk është kërcënuar se do të arrestohej, por në polici ishte hartuar një material që i ishte kaluar për gjykim Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së rrethit Tiranë. Në fund të të njëjtit dokument, si zakonisht në kohën e diktaturës, listohen konkluzionet. Përfundimi i parë është se ushtarët kanë bërë diskutime se midis A. Sh. dhe V. L. duhet të ketë marrëdhënie pederastie dhe se këto biseda kanë rënë në veshët e të përgojuarve. I dyti thotë se këto histori janë mësuar që në muajin mars të të njëjtit vit nga shumë ushtarë të repartit, të cilët nuk kanë informuar Partinë dhe komandën e njësisë, pasi po të ishte bërë kjo, do të ishte evituar ky “akt i shëmtuar”. Konkluzioni i fundit thotë: “Në bazë të fakteve të deritanishme arrijmë në konkluzionin se A. Sh. vetëvrasjen duhet ta ketë kryer për shkak të legalizimit të marrëdhënieve me Osman K., me efektivin e repartit”. Ndërsa për V. L., shkruhet: “...përveç atyre që shpjeguam më sipër, nuk del ndonjë gjë tjetër”.
Pra, hetimi paraprak i kohës nuk thotë se A. Sh. është homoseksual, pasi dilte e vërtetuar se ai ishte dhunuar që në fëmijëri nga një i rritur dhe po nga ky ishte detyruar me shtrëngim të vazhdonte t’i bindej. Po kështu konkluzioni i hetimit thotë se ushtari tjetër, V. L., nuk vërtetohet të ketë pasur asnjë lidhje me pederastinë, por është vetëvrarë vetëm sepse është përfshirë në vorbullën publike të dyshimeve, duke u bërë viktimë e përgojimeve.
Në një tjetër dokument të kohës, që mban datën 23 shtator 1978, dhe që i dërgohet Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sqarohet hollësisht edhe një tjetër detaj i panjohur. Sipas këtij dokumenti, dy ushtarët, para se të vrisnin veten, kanë shkuar të vrasin Osman K., por nuk ia kanë dalë. Ja përmbajtja e plotë e kësaj pjese: “Më datën 23.06.1978, që në orën 05:40 A. Sh. dhe V. L. kanë thyer depon e baterisë dhe kanë vjedhur pistoletën e një oficeri dhe mandej janë larguar nga reparti, kanë shkuar në shtëpi të Osmanit, ku aty kanë pyetur nënën e Osmanit nëse ishte ai në shtëpi, ose jo, dhe mbasi ajo ju thotë se Osmani s’ndodhet në shtëpi, këta janë larguar në drejtim të Liqenit Artificial të Tiranës, ku në orën 12:00 janë gjetur që të dy të plagosur me armë zjarri në kokë dhe pistoleta është gjetur po aty në vendngjarje. Ata, pasi i çuan në spital, vdiqën”. Edhe ky dokument, që duket të jetë hartuar mbi rezultatin e një hetimi më të plotë, ka një konkluzion që, jo krejt rastësisht është i njëjtë me atë të dokumentit të parë. Një konkluzion që në asnjë rast nuk thotë se ushtari A. Sh. ishte homoseksual, ndërkohë që për ushtarin tjetër, V. L., përfundimi thotë se është vetëvrarë nga krijimi i dyshimeve për marrëdhënie homoseksuale. Ja konkluzioni pas përfundimit të plotë të hetimit zyrtar: “...si nga lënia e letrave prej A. Sh. dhe V. L., ashtu dhe nga tërësia e materialeve të tjera, në dosje del se shkaqet e kësaj ngjarjeje janë pikërisht marrëdhëniet e pederastisë të Osman K. me A. Sh. dhe krijimi i dyshimeve rreth shoqërisë së ngushtë mes A. Sh. dhe V. L., se mos këta mbajnë lidhje pederastie midis tyre. Nisur nga këto, të dy shkojnë për të vrarë Osmanin, por meqenëse këtë nuk e gjetën, kryejnë aktin që përmendëm më lart. Meqë Osman K. është skizofren dhe i papërgjegjshëm nga ana jonë dosja iu dërgua Gjykatës së Rrethit të Tiranës me kërkesën që Osman K. të mbyllet detyrimisht në spitalin psikiatrik...”
E përmbledhur një histori e tillë, më shumë thotë se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje të dyfishtë vetëm sepse një nga viktimat akuzohej si homoseksual nga opinioni, sepse nuk vërtetohet, ndërkohë që tjetri është krejtësisht viktimë e thashethemeve apo dyshimeve të shokëve se mund të kishte lidhje me marrëdhënie homoseksuale.