Federata shqiptare s’pranon që tekniku të kthehet të punojë part-time Dinamo do Kuzhenë,FSHF-ja e refuzon
Dinamo e Zagrebit është hedhur në sulm për të marrë në drejtimin e vet Josip Kuzhenë.
Klubi kroat ka shprehur interesim për teknikun që drejton Kombëtaren shqiptare, duke bërë edhe një ofertë konkrete ndaj tij. Sipas mediave të këtij vendi, Kuzhe është kontaktuar nga zëvendëspresidenti dhe njëkohësisht drejtori menaxherial i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç, menjëherë pasi ky i fundit mori vendim për të shkarkuar trajnerin Velimir Zajec. Trajneri Zajec u shkarkua ditën e hënë për shkak të rezultateve të dobëta. Kampioni i Kroacisë është eliminuar së fundmi nga Liga e Kampionëve, pikërisht nga Sherif Tiraspol, skuadra që eliminoi edhe kampionen e Superiores, Dinamon e Tiranës. Nën drejtimin e Zajecit, Dinamo e Zagrebit mori vetëm katër pikë në tri ndeshjet e para të këtij sezoni në Kampionat, duke i detyruar në një farë mënyre drejtuesit e klubit ta largonin nga posti i trajnerit.
Tratativa
“Menjëherë pas shkarkimit dhe deklaratës së Mamiç, se Velimir Zajec nuk është më trajneri i Dinamos, është thirrur Josip Kuzheja. Me këtë të fundit nisi edhe dominimi pesëvjeçar në futbollin kroat të Dinamos. Sipas analistëve, me Kuzhenë, Mamiç do të mund të qëllonte në shenjë, sepse përveç një trajneri të perfeksionuar ai do të ishte edhe një garanci për lojë atraktive, çka do të siguronte edhe paqen me tifozët. Këta të fundit njihen si adhurues të zjarrtë të Josip Kuzhesë”, - ka shkruar lidhur me këtë çështje sajti kroat “tportal.hr” ditën e mërkurë. Po sipas këtij portali interneti, i njohur edhe për afrinë e shkrimeve pro Dinamos së Zagrebit, drejtori menaxherial Mamiç, ka dështuar në angazhimin e Kuzhesë në krye të skuadrës së tij.
Federata
“Kuzheja aktualisht është trajner i Shqipërisë dhe ofertën e bërë nga Dinamo e Zagrebit ia ka transmetuar drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, por këtu si duket ka marrë një “jo” të prerë, e cila ka ngrirë çdo negociatë mes Kuzhesë dhe Dinamos”, - vazhdon në shpjegimin e vet portali kroat. Ndërkaq, Kuzhe ka qenë kërkuar nga Dinamo edhe para dy muajsh. Vetëm pasi ai pat refuzuar drejtimin e klubit, Dinamon e mori në dorë Zajeci. Kuzhe ka luajtur si futbollist për dhjetë vjet te Dinamo e Zagrebit (1971-1981). Më vonë ai ka pasur rast ta drejtojë këtë skuadër si trajner në dy sezone: në edicionet 1989-1990 dhe 2005-2006. Pikërisht, në këtë vit nisi edhe dominimi i Dinamos së Zagrebit në futbollin kroat.