Dzeko: Dua Juven,Volfsburgu po më burgos
Edin Dzeko e ka përsëritur në çdo rast që i është dhënë mundësia, se kërkon të luajë në Itali duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Por ankesat e sulmuesit boshnjak janë injoruar deri tani nga Volfsburgu. “Jam shumë i nervozuar me Volfsburgun. Drejtuesit e klubit nuk po i respektojnë premtimet që më bënë në sezonin e kaluar. Menaxheri më ka theksuar se marrëveshja verbale që bëmë bashkë në sezonin e kaluar nuk është më e vlefshme, ndaj mua më duhet të qëndroj si i burgosur në këtë skuadër”, - deklaron Dzeko.