E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeografia e homoseksualëve



Një studim i viti 1992 tregoi se 6.1 për qind të meshkujve në Britaninë e Madhe kishin pasur një eksperiencë homoseksuale. Ndërsa në Francë shifra ishte rreth 4.1 për qind. Sipas një vëzhgimi të vitit 2003, rreth 12 për qind e norvegjezëve kishin kryer seks homoseksual. Në Zelandën e Re, sipas një studimi të vitit 2006, rreth 20 për qind e popullsisë pohoi në mënyrë anonime se kishin ndjenja homoseksuale, por vetëm një pakicë, 2 deri në 3 për qind, u identifikuan si homoseksualë. Sipas të dhënave të vitit 2008, më shumë se 13 për qind e britanikëve kishin pasur disa forma të kontaktit seksual me persona të të njëjtit seks. Në Shtetet e Bashkuara, sipas eksit polleve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, rreth 4 për qind e elektoratit u vetidentifikuan si gei, lesbike ose biseksualë. Një shifër e njëjtë me atë të vitit 2004.

Disa nga gai-t më të njohur në botë

Platoni, Sokrati, Aristoteli, Aleksandri i Madh, Julius çezari, Papa Benedikt IX, Mikelanxhelo, Leonardo da Vinçi, Sulltani Saladin, Sulejmani i Magjishëm, Kristofer Marlou, Uollt Uitmen, Frensis Bejkon, Herman Melvil, Lord Bajron, Oskar Uajld, Marsel Prust, Hans Kristian Andersen, Henri Xhejms, çajkovski, Frederiko Garsia Lorka, J. Edgar Huver, Xhejms Dean, Xhejms Balduin, Tenese Uiliams, Rudolf Nurejev, Fredie Merkuri, Elton Xhon, Xhorxh Majkëll, Rupert Everet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›