E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta false? MB padi penale Partisë Socialiste

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 4 Mars 2010, është deklaruar publikisht se ka prova e fakte të cilat disponohen nga ana e deklaruesve, në lidhje me qarkullimin dhe përdorimin nga persona të ndryshëm të kartave të identitetit false (letërnjoftimeve elektronikë).

“Duke konstatuar se deklaratat mbi ekzistencën e kartave te identitetit false, vërtetojnë faktin se është kryer një vepër penale e cila parashikohet në legjislacionin shqiptar e konkretisht në nenin 189 te Kodit Penal, duke mos pasur dijeni mbi autoret kësaj vepre penale si dhe personat e tjerë që kane dijeni mbi rrethanat e faktet, si dhe duke mos u njohur me ndonjë veprim të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për fillimin kryesisht te veprimeve procedurale, mbi faktet e bëra publike, Ministria e Brendshme, bazuar në nenin 281 të Kodit te Procedurës Penale, paraqiti përpara Prokurorisë se rrethit gjyqësor kallëzimin penal”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni.

Kjo ministri mendon se duhet të zbardhjet e vërteta rreth deklarimeve publike për karta false si dhe të vihen në dispozicion të prokurorisë dokumentet e paraqitura në seancë plenare nga deklaruesit. “Ministria e Brendshme shpreh bindjen e plotë mbi pamundësinë e falsifikimit te dokumenteve origjinale te prodhuara nga firma koncesionare, sipas standardeve më të mira të BE-së e më gjerë”, tha më tej Poni.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndodhet në kushtet e fillimit të çështjes penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›