Doli nga shtypi drama Van Goghu kosovar e Ilir Muharremit
Prishtine 7 Nentor 2010 NOA - Keto dite doli nga shtypi drama Van Goghu kosovar e dramaturgut nga Kosova Ilir Muharremi. Drama ka ne qender te vemendjes nje piktor 22-vjecar i cili perjeton momente te veshtira gjate periudhes se rinise gje qe i kushton shume shtrenjte ne fazat e mevonshme te jetes.
Ne lufte ushtria serbe ia vret nenen babane dhe motren. I tmerruar nga masakrimi i familjes ai kalon ne skizofreni. Tere ngjarja pasqyron jeten e tij prej skizofreni nga e cila ne fund nuk mund te sherohet andaj si strehe e gjen cmendine.
Fqinji qe banonte perballe shtepise se tij eshte i pari qe zbulon skizofrenine e tij.
Kjo veper tashme shitet ne te gjitha librarite e Prishtines dhe ne librarite e Shkupit. Pritet qe javen ne vazhdim te shperndahet edhe ne Shqiperi.
Kjo drame para se te botohej ishte dhene edhe si shfaqje me regji te Hazir Sh. Haziri nderkaq sipas Muharremit ajo ishte pritur shume mire ne Shqiperi Mal te Zi dhe ne Maqedoni.
Si ne lojen e aktoreve ne konceptin regjisorial dhe ne kompozicion dramatik strukture vepra eshte konsideruar e suksesshme. Andaj vendosa ta botoj si liber qe adhuruesit e teatrit po ashtu edhe njerezit e thjeshte ta kene ne duar nje veper psikologjike me nuanca te absurdit dhe ekspresionizmit thote Ilir Muharremi.
Sipas tij qellimi i kesaj drame ka qene pasqyrimi i luftes se vitit 1999 ne Kosove dhe te zbardhen pasojat e luftes ne individin-artist te pafajshem.
Artin e perdori si estetike ose heqje te pluhurit. Bashkoje problemin psikologjik me artin i cili ne vazhdimesi lexuesin e shpie ne kulmin e drames. Ne disa pjese filozofia luan edhe rol kryesor. P.sh. Trajtimi i vdekjes raportet e te gjalleve me te vdekurve dhe vdekja ne vjen si dicka e bukur festuese e jo dhimbje thote Muharremi.
e.r/NOA