E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje telegram i rralle per Ismail Qemalin

TIRANE-Nje dokument i rralle e i panjohur per pavaresine dhe Ismail Qemalin sapo eshte publikuar nga sternipi i plakut te Vlores Darling Vlora. Dokumenti ne fjale eshte nje telegram urimi te cilin Castriota Scanderbeg II pasardhes i Skenderbeut ia dergoi Ismail Qemalit me rastin e Shpalljes se Pavaresise.
Telegrami mban daten 6 dhjetor 1912 pra vetem pak dite pas shpalljes se Pavaresise ne Vlore dhe shpreh mbeshtetjen e gezimin per kete moment te shumepritur prej pinjollit te Kastrioteve.

E kam gjetur kete telegram te Filippo Castriota Scanderbeg-ut ne nje gazete shqiptare Flamuri e Ballit Kombetar qe mbante daten 28 nentor 1969 ku lart eshte edhe firma e nje shqiptari tjeter te madh Mithat Frasherit thote Darling Vlora i cili e konsideron te rendesishem kete dokument duke shtuar se menjehere pas shpalljes se pavaresise ishte krijuar nje atmosfere e pazakonte solidarizimi mes shqiptareve kudo qe ndodheshin. Ekzistojne me qindra telegrame qe shqiptaret kudo qe ndodheshin i derguan Qeverise se Vlores. Filippo Castriota Scanderbeg II pasardhes i Skenderbeut lindi me 1865-es dhe vdiq me 1936-en. Ishte Kryetar Nderi i Komitetit Qendror Italo-Shqiptar me qender ne Napoli. Krahas memorandumit qe beri Qeveria e Vlores edhe Komiteti Italo-Shqiptar i dergoi nje memorandum Konferences se Londres ku pervec protestave kunder krimeve qe shtetet ballkanike po benin ne trojet shqiptare kerkohej qe Shqiperise ti njiheshin kufijte etnike. Darling Vlora premton se do te publikoje shume shpejt edhe tekstin e plote te ketij memorandumi ne gjuhen italiane shkruar ne Napoli ne janar 1913 si dhe emrat e anetareve te Komitetit qe e kane firmosur. Paralelisht me te Darling Vlora thote se do te publikoje edhe pergjigjen e telegramit qe Ismail Qemali ia dergoi Filippo Castriota Scanderbeg-ut.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›