E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier Milionerisukses ne teatrin Bylis

FIER- Pas nje mungese 20 vjecare ne teatrin Bylis te Fierit Pellumb Kulla eshte rikthyer me nje premiere te shtunen ne mbremje qe eshte mirepritur nga artedashesit.
Milioneri tragjikomedia me libret dhe regji te Pellumb Kulles i cili prej vitesh jeton ne SHBA per artedashesit por edhe aktoret ishte nje sukses qe perseritet pas 25 vitesh kur trupa e estrades dhe teatrit te Fierit qendronte ne majat e artit skenik ne shkalle vendi.

Ethet e botes materiale kane krijuar te shoqeria e sotme baticen shpirterore. Ne emer te kesaj bote femijet braktisin prinderit dhe epidemia e korrupsionit lulezon ne cdo sektor te jetes.

Me pak fjale kjo eshte dhe fabula e Milionerit qe ka ne qender nje te moshuar i braktisur nga femijet e tij. Gati-gati i harruar nga veshtiresite qe ka jeta ne tranzincion ai vendos ti jap fund jetes. Por ndodh cudia nga ato qe ndodhin njehere ne 1000 vjet. Sapo pi helmin atij i bie llotaria me nje shume te madhe parash.

e.n/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›