Nis procesi i regjistrimit te Njesive Ekonomike Jobujqesore

Tirane 8 nentor NOA - Sot nisi procesi i regjistrimit te Njesive Ekonomike Jobujqesore ne Shqiperi dhe me kete rast ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo ishte i ftuar ne uorkshopin perkates te organizuar nga Instituti i Statistikave INSTAT.
Ky regjistrim do te zgjase per 4 jave gjate gjithe muajit nentor 2010 dhe do te kryhet ne te gjitha njesite ekonomike aktive qe permban Regjistri i Ndermarrjeve te cilat ushtrojne aktivitet ne gjithe territorin e Shqiperise dhe qe kane marre kod identifikimi NUISnga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe QKR.
Ne kete regjistrim perfshihen edhe subjektet e administrates publike OJF-te dhe organizatat nderkombetare.
Ky regjistrim i njesive ekonomike jobujqesore eshte nje nder tre regjistrimet e medha qe do te kryhen ne te ardhmen e afert pra regjistrimi i ndermarrjeve jobujqesore bujqesore dhe regjistrimi i popullsise dhe banesave qe do te mbahet ne prill te vitit te ardhshem. Te tri keta Censuse jane jashtezakonisht te rendesishem per te cilet eshte punuar nga INSTAT. Qeveria do te mbeshtese INSTAT-in per kete proces te rendesishem per nxjerrjen e te dhenave qe na sherbejne ne per marrjen e politikave social-ekonomike te mirefillta per biznesin sherbejne per arritjen e disa standardeve qe tani jane rutine ne BE dhe ne do te na ndihmojne per te plotesuar ato kritere qe duhen per te hedhur hapa te tjere ne rrugen drejt integrimit ne BE i sherbejne edhe sektorit privat keto te dhena te perditesuara dhe te detajuara mbi situaten e biznesit. Sipas rekomandimeve te Bashkimit Europian per njesite ekonomike duhet te ndertohen tre regjistra baze Regjistri i njesive ligjore Regjistri i Ndermarrjeve dhe Regjistri i Njesive lokale. Ky regjister sherben vetem per qellime statistikore dhe identifikon qartesisht njesite ne menyre qe te lejoje marrjen e informacionit per to nepermjet burimeve administrative.
Pervec mbeshtetjes nga buxheti i shtetit gjej rastin ketu te falenderoj Komisionin Evropian dhe Agjencine Nderkombetare Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim per mbeshtetjen financiare qe ka dhene per Shqiperine ne zhvillimin dhe permiresimin e statistikave zyrtare ne vend tha ne fjalen e tij ministri Genc Pollo.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33864-nis-procesi-i-regjistrimit-te-njesive-ekonomike-jobujqesoretitleNis procesi i regjistrimit te Njesive Ekonomike Jobujqesoretheme blue nickagjencianoa