Dollapi: Kemi shlyer një sërë borxhesh, janë rritur rrogat e punonjësve
Administratori i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi ka vlerësuar performancën e mirë të kompanisë CEZ gjatë 4 muajve të fundit.
Në një prononcim për mediat, Dollapi ka theksuar se falë performancës së mirë dhe kthimit në normalitet të energjisë elektrike janë rritur edhe rrogat e punonjësve.
U mbajt premtimi dhe është kthyer normaliteti i furnizimit me energji elektrike. Kemi shlyer një sërë borxhesh, por ka ende shumë punë për të bërë. Shumica e punonjësve marrin paga më të larta se më parë, për shkak të performancës së mirë. Nga rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë dhe kjo ka ardhur si rezultat i përmirësimit të situatës financiare është shprehur Dollapi.