E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në njësinë 8: Ne do ti japim fund ankthit të legalizimeve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim banorët e njësisë bashkiake nr. 8 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Meta i siguroi të gjithë banorët se LSI-ja do ti japë fund  ankthit të legalizimeve.

Është për të ardhur keq që Partia Demokratike që në vitin 2005 përpara zgjedhjeve premtoi legalizimet dhe pothuajse nuk ka bërë asgjë përveçse e ka vështirësuar e burokratizuar këtë proces, ua ka sjellë shpirtin njerëzve në majë të hundës dhe i ka lënë ata realisht ende peng të tekave dhe kapriçove të drejtuesve të caktuar të ALUIZNI-t, por në fund të fundit ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë. Ndaj unë dua tiu siguroj për vendosmërinë e LSI-së për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve në qeverisjen e ardhshme çështjen e legalizimeve dhe për tu dhënë të gjithë tapitë dhe certifikatat e pronësisë në duar, tha Meta.

Gjithashtu kreu I LSI-së theksoi se sot Shqipëria ka nevojë për tu vënë në punë, shqiptarët kanë nevojë për punësim, kanë nevojë për një qeveri e cila nuk mund të jetë e vetëkënaqur dhe nuk mundet të tregojë histori që nuk kanë lidhje me realitetin që qytetarët përjetojnë çdo ditë.

Çështja kryesore me të cilët ne duhet të ndeshemi është ajo e rritjes ekonomike të vendit e rritjes së prodhimit në vend dhe përmes kësaj rritjeje, uljes së importeve dhe rritjes së eksporteve, zbutjes sa më të shpejtë të deficiti tregtar. Pra, garantimi i një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, sepse vetëm kjo siguron bazën e një punësimi të sigurt dhe afatgjatë dhe vetëm kjo siguron mundësinë për të luftuar varfërinë edhe për shumë banorë të kësaj njësie edhe të kryeqytetit dhe të Shqipërisë tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›