‘21 Janari’, Gjykata e Lartë kthen në burg 1 nga 4 gardistët
TIRANE-Një nga efektivët e Gardës së Republikës të vënë nën akuzë nga Prokuroria për ngjarjet e 21 Janarit do të rikthehet në burg.
Kjo pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot vendimin e Gjykatës së Apelit që linte të lire gardistin Sadik Cela, dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë të gjyqesorit, që kishte dhënë masën e sigurise 30 dite burg për gardistin Cela.
Gardisti u mbajt në burg përreth 20 dite, dhe më pas u la i lirë pasi Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por prokuroria duke iu drejtuar Gjykates e Lartë, kërkoi që të prishej vendimi i Apelit dhe të mbetej në fuqi ai i Shkallës së Parë.
Sipas këtij vendimi efektivi i Gardës së Republikës duhet të dërgohet në qeli edhe për 10 dite të tjera.
Pas këtij vendimi Prokurorisë i lind e drejta të kërkojë masë të re sigurie ndaj Sadik Celës, dhe për faktin se hetimet për 21 Janarin dhe vrasjen e 4 qytetareve tashmë kanë përparuar, mund ta ngarkoje atë edhe me pergjegjesi penale.
Sadik Cela u arrestua menjehere pas ngjarjeve te 21 Janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Ky i fundit eshte i vetmi që ndodhet në burg, pasi dhe dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit. Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.
Prokuroria nuk ka zbardhur ende vrasjet e 4 demonstruesve në protestën e opiozitës më 21 Janar. Gjate protestes se opozites u qelluan me plumba Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.
(d.b/News24/BalkanWeb)