E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Masat në veri, shkaktojnë konflikte

BEOGRAD- Ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Ivica Daçië, ka thënë sot se në takimin e mbrëmshëm të përfaqësuesve të kreut shtetëror me presidentin Boris Tadiç, është arritur pajtueshmëria për një sërë masash që duhet të ndërmerren, “për të shmangur pasojat e rënda dhe zgjidhjet e imponuara dhunshëm në Kosovë”.

Daçiç ka sqaruar se masat janë para së gjithash të natyrës diplomatike dhe politike.
Mediat në Serbi njoftojnë se ministri i brendshëm serb ka thënë se "gabimisht pretendohet se Serbia është e gatshme të bëjë çmos për të fituar kandidaturën për anëtarësim në BE dhe se tani është momenti më i përshtatshëm për të ushtruar trysni mbi të, në mënyrë që të pranohet pavarësia e Kosovës".

“Një raport i këtillë karshi Serbisë është i gabueshëm dhe i padrejtë. Hapat e njëanshëm në ndërlidhje me veriun e Kosovës mund të nxisin pasoja të rënda dhe konflikt në rajon”, ka thënë Daçiç.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›