AKEP: Shkelje në kontratën e Olldashit për monopolin e internetit
TIRANË- Pas Autoritetit të Konkurencës është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili zbulon abuzimet në urdhër-kontratën e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. Gazeta Panorama ka arritur të zbulojë letërkëmbimin mes AKEP dhe Avokaturës së Shtetit lidhur me urdhërin 120 të datës 23 gusht 2010 të ministrit Olldashi, që i lejon një firme të vetme pa tender dhe konkurim, të cajë të gjitha rrugët kryesore të vendit dhe të shtrojë fibrat optike. Kjo e drejtë i është dhënë me firmën e ministrit Olldashi vetëm një firme “Albanian Telecommunications Union” dhe me terma ekskluzive për një periudhë prej të paktën 40 vitesh.
Afera e zbuluar dhe e denoncuar nga gazeta duket se konfirmohet qartë nga dokumentacioni i zbuluar. Shkresa e AKEP qartësohet kundër ekskluzivitetit që urdhëri i Olldashit jepte për linjat e fibrave optike në rrugë. AKEP në përgjigje të shkresës së avokaturës, ku i kërkohej sqarim nëse kontrata prek ose jo interesat ligjorë të shtetit, sqaron të gjithë procedurën e ndjekur nga firma për pajisjen me dokmentacionin e nevojshëm.
AKEP rendit të gjitha dokumentat dhe të drejtat që i janë dhënë firmës që nga data 9 qershor 2010, kur firma “Albanian Telecommunications Union” ka aplikuar për leje në autoritet. Por AKEP i konfirmon avokaturës në pikën 3 të shkresës se AKEP, se në aktet e lëshuara prej tij AKEP nuk ka vendosur asnjëherë termin ekskluziv, për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të njoftuara nga sipërmarrësi i “Albanian Telecommunications Union”, pasi një përcaktim i tillë nuk parashikohet në ndonjë dispozitë të ligjit nr. 9918 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” si dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 322 dt. 5 maj 2010 “Për Miratimin e Dokumentit të Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Pra, që në fillim të përgjigjes AKEP përjashton vetëveten nga autorizimi i ekskluzivitetit dhe tregon se ky term është i jashtëligjshëm. Nga ana tjetër pika 3 e shkresës shton se gjithashtu, ekskluziviteti në ofrimin e rrjetit dhe shërbimit të komunikimeve elektronike bien ndesh me parime dhe objektivat rregullatorë të përcaktuar në ligjin 9918, lidhur me konkurencën dhe neutralitetin teknologjik, të cialt udhëheqin veprimtarinë e AKEP.
Pra, qartësisht AKEP i thotë avokaturës së shtetit, organit që mbron juridikisht të drejtat e shtetit se ekskluziviteti, fjalë që gjendet në urdhërin 120 të ministrit Olldashi bie ndesh me ligjin dhe si rrjedhojë edhe me të drejtat e shtetit. Akuza e AKEP gjendet edhe në fund të letrës për avokaturën e shtetit, ku kontrata cilësohet se ka shkelur ligjin. Pika 7 e përgjigjes thekson: “Vlerësuar nga këndvështrimi i rregullimeve ligjore të përcaktuara në ligjin 9918, termat e ekskluzivitetit të përcaktuar në urdhërin 120 datat 23 gusht 2010, për sdhënien e lejës për përdorimin e pasurisë së paluajtshme publike aksit rrugor kombëtar me kundër shpërblim lëshuar nga ministria e Transporteve për“Albanian Telecommunications Union” mendojmë se përbëjnë pengesë për arritjen e objektivave rregullatorë lidhur me nxitjen dhe realizimin e një konkurence të lirë dhe efektive në sektorin e komunikimeve elektronike”. Me pak fjalë Olldashi me urdhërin e tij ka krijuar një situatë monopol në treg.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tenderi i portit të Vlorës, Olldashi i fsheh të dhënat kompanisë italiane VIDEO: AKEP: Kontrata e Olldashit për monopolin e internetit, shkelje