E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi: Niveli i arkëtimeve të energjisë 84 për qind

 

Niveli i arkëtimeve të energjisë për muajin shtator ka qenë më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në një prononcim për mediat, kreu i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Sait Dollapi, është shprehur se gjatë këtij 9-mujori arkëtimet e pritshme të energjisë janë 84 për qind, ndërsa niveli i humbjeve është 31.8 për qind. Ndërsa për sa i përket muajit shtator, arkëtimet e pritshme janë parashikuar të jenë 94 për qind, kurse humbjet 25 për qind. Dy treguesit kryesorë të OSSH-së, siç janë arkëtimet dhe humbjet, janë përmirësuar në krahasim me një vit më parë. Por përsëri ka shumë punë për të bërë. Vetëm dy ditë më parë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaruan se niveli i arkëtimeve është përmirësuar, por përsëri janë prapa parashikimeve të kryera më parë. Përmirësimi i këtyre treguesve është shumë i rëndësishëm, edhe për faktin se OSSH-ja ndodhet në prag të privatizimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›