Dollare te humbur apo rritje e fituar

Opozita kryesore e vendit tim shprehet se qeveria ka humbur 200 milione dollare rreth 160 milione euro gjate vitit te kaluar. Nuk eshte shifer e pakte. Si ekonomist do te me shqetesonte edhe humbja e 2 milione dollareve publike. Dhe opozita sulmon qeverine. Eumlshte detyra e saj te kritikoje. Deri ketu mire. Por si gazetar interesohem te di ku ose si kane humbur. Dhe nuk e gjej. Nuk gjej arsyetim qe te mbaje humbjen e mbi 8 per qind te shpenzimeve vjetore te shtetit tone. As edhe levizje me perjashtim te investimeve publike qe praktikisht e mbajten ekonomine tone ne rritje vitin e kaluar. Kete e thote edhe ministri i Financave i Italise Xhulio Tremonti ne mbledhjen e Bordit te drejtuesve te Fondit Monetar Nderkombetar ne Uashington pak dite me pare. Ky nuk ka marre ndonje koncesion ne ekonomine tone as ka ardhur ketu per te bere biznes. Eumlshte thjesht nje vezhgues i pavarur e profesionist i ekonomive te rajonit tone me detyre per te raportuar ne Bordin e FMN-se. Tremonti shprehet fjale per fjale Shqiperia mbajti rritje pozitive ekonomike vitin e kaluar dhe i ruajti shtyllat e qendrueshmerise makroekonomike dhe financiare. Kjo performance erdhi si rezultat i kushteve fillestare pozitive dhe pergjigjes se shpejte te autoriteteve shqiptare. Deklarate e ministrit te Financave te Italise ne Mbledhjen e Bordit Drejtues te FMN-se me 12 tetor 2010 . Po cilat jane keto kushte pozitive Se pari perdorimi i te ardhurave nga privatizimet e medha te vitit 2008 ne sektorin e investimeve publike sidomos ne infrastrukture rrugore per ti krijuar mundesi ekonomise qe ajo ndrydhje qe vinte nga sektori privat per shkak te hezitimit per shkak te rrethanave te krijuara ne tregjet financiare ne tregjet bankare shqiptare per shkak te rialokimit te kapitaleve ne perputhje me nevojat e tregjeve rajonale dhe tregjeve nderkombetare te mund te kompensohej permes nje rritjeje te financimeve nxitjeje permes buxhetit te shtetit. Kane qene rreth 300 milione euro te ardhura nga privatizimi qe jane futur ne loje. Kjo shpetoi tregun shqiptar nga tharja e parase leter nga kriza per valuta te forta. Nga ana tjeter qeveria siguroi edhe pse me interes shume te larte nje kredi tregtare per rreth 200 milione euro. Ajo u sigurua vertet ne nje periudhe te veshtire te tregjeve financiare nderkombetare por ama u injektua ne ekonomine shqiptare permes investimeve publike pra ne fund te fundit ekonomise iu injektua oksigjen nga jashte. Ndersa per sa i perket pergjigjes se shpejte te autoriteteve shqiptare pra praktikisht qeverise sone i duhet dhene Cezarit ajo qe i takon. Rritja ekonomike e vertetuar tashme prej 3.3 per qind e vitit te kaluar krijoi bazen per te pasur nje rritje edhe me te mire per kete vit. Ka filluar shtimi i ndjeshem i investimeve private ne ekonomine tone. Po ashtu kemi nje rritje shume evidente te investimeve te huaja direkte ne ekonomi ne krahasim me tetemujorin e vitit te kaluar. Jane investime qe vete sektori privat ne sektore te telekomunikacionit apo ne sektore te tjere te energjetikes po kryen. Me te tille elemente ekonomia jone eshte e garantuar ne rritjen e saj dhe humbjet e qindra milione dollareve nuk kuptohen se ku jane apo nga kane ardhur te pakten ne logjiken e paster ekonomike. Duhet pranuar se nderhyrjet kurajoze te qeverise sone realizuan programe Rruga e Kombit Durres-Morine ngritja e pagave dhe pensioneve edhe pse vit krize nderkombetare etj. ndihmuan qe ekonomia shqiptare te mos binte ne krize. Ne te kundert presionet e krizes ekonomike globale kaluan me te buta nga nxitja e konsumit te brendshem gjate vitit te kaluar. Ky kalim i bute na jep shpresen qe dalja nga keto presione eshte dicka tashme e dukshme qe jemi ne fazen e ngjitjes. Dhe kjo sigurisht qe do te na coje ne kapjen e ritmeve te meparshme te zhvillimit te rritjes ekonomike ne nivele te kenaqshme. Ka shume te dhena per te parashikuar qe te kapim mbase qe nga viti 2011 e prapa ritmet me te larta te zhvillimit te ekonomise shqiptare rritjen ekonomike 6 per qind ose dhe mbi 6 per qind.