Rama zevendeson protestat me muaj mjalti

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vendosi qe te martohet duke i dhene keshtu fund beqarise. Bashkeshortja e ardhshme e kryesocialistit tashme 46-vjecar eshte Lindita Basha nje pedagoge e Shkencave Ekonomike ne Universitetin e Tiranes. Lajmi per martesen e kreut te Partise Socialiste dhe njekohesisht te Bashkise se Tiranes eshte bere i ditur nga burime zyrtare prane PS-se. Ceremonia e marteses eshte vendosur qe te behet fundjaven e ardhshme ku sic thuhet edhe nga vete Rama shte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit e miqte ne fund te javes se ardhshme. Megjithate vlen te theksohet se per te dy bashkeshortet nuk eshte hera e pare qe ndiejne emocionet e nje martese. Keshtu Edi Rama ka qene me pare i martuar me aktoren e njohur shqiptare Matilda Makoci martese e cila ka lene frytin e saj qe eshte djali 19-vjecar me emrin Gregor. Ndersa Linda ka qene me pare e martuar dhe ka nje vajze 20-vjecare me emrin Rea. Keshtu qe lidhja midis dy bashkeshorteve te ardhshem eshte edhe me mjaft aspekte te perbashketa duke marre parasysh ngjashmerite qe kane pasur ato ne jeten e tyre. Nga lajmi i marteses reagoi edhe Kryeministri Berisha i cili i uroi Rames nje jete te lumtur ne cift duke pohuar se politiken nuk e ngaterron me castet e gezuara ne jete. Kurorezimi i kryesocialistit Edi Rama ne martese vjen ne nje kohe qe opozita e bashkuar ka lajmeruar rinisjen e protestave popullore.
G. S.