Dollari afër nivelit më të ulët të dy javëve
26 Maj – Dollari është tregtuar afër nivelit më të ulët të një muaji ndaj euros, pasi nesër në SHBA do të publikohet një raport që pritet të tregojë rënie të çmimit të shtëpive të banimit, ndërkohë që edhe besimi konsumator është në nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit.
Monedha amerikane ka rënë ndaj dollarit kanadez dhe ka qenë në nivelin më të ulët të 25 viteve të fundit ndaj dollarit australian. Ndërkohë nafta dhe ari pësuan rritje të madhe. Tregtarët kanë parashikuar që FED të rrisë normën bazë të interesit këtë vit, pasi uljeve të njëpasnjëshme, 7 herë radhazi që prej muajit Shtator, ndërkohë që ECB (Banka Qendrore Europiane) i ka mbajtur të pandryshueshme.
“Dollari do të vazhdojë të jetë i ulët prej rënies së ekonomisë amerikane” – tha Michiyoshi Kato, zv/president i këmbimit në Mizuho Corporate Bank në Tokio. “Të dhënat ekonomike të dobëta mund të detyrojnë FED-in të ulë normën bazë të interesit edhe më shumë”.
Dollari është tregtuar në nivelin 1.5766 ndaj euros krahasuar me 1.5762 vitin e kaluar.
Monedhat evropiane mund të përfitojnë nga rritja në nivele rekord e çmimeve të naftës.