E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari do të rikthehet vitin e ardhshëm

17 korrik – Dollari mund të rritet ndaj yenit vitin e ardhshëm pasi mendohet që të kapërcehet kriza e kreditimit në tregje dhe FED (Banka Qendrore Amerikane) të rrisë normën bazë të interesit me qëllim të ngadalësojë ritmin e inflacionit. Ky është mendimi i Deutche Bank AG.

FED mund të rrisë normën bazë pasi kriza në tregje do të eliminohet. Dollari mund të arrijë nivelin 110 yen – tha Koji Fukaya, shef këmbimi në kompaninë më të madhe të këmbimit në botë.

“Tregu i këmbimit pritet ti përgjigjet krizës financiare” – tha Fukaya për Bloomberg. “Njerëzit do të fokusohen më shumë në kurset dhe do të duhet pak kohë që dollari të rifitojë pikët”.

Monedha amerikane është këmbyer për 104.94 yen nga 105.13 që këmbehej ditën e djeshme.

Inflacioni është shumë i lartë dhe është prioritet për shefin e bankës Ben Bernanke.

Rreth 42% e ekonomistëve në Chicago Board of Trade mendojnë se FED do të rrisë normën bazë që në fillim të vitit tjetër. FED ka ulur normën 7 herë që nga shtatori deri Prill për ti bërë ballë recesionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›