E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Mungojnë paratë për krizat globale

Shpenzimet më të mëdha për ushqim dhe karburante, fatkeqësitë natyrore dhe thellimi i konflikteve, kanë shkaktuar 3.4 miliardë dollarë mungesa në ndihmat humanitare, vlerësoi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shefi për çështje humanitare John Holmes tha se janë mbledhur vetëm 46 përqind e parave të nevojshme për krizat më të rënda botërore.

Sipas tij, ndihma të menjëhershme janë të nevojshme në Darfur të Sudanit, ku duhen 2 miliardë dollarë për të ndihmuar 2.5 milionë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre./REL/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›