E Shtunë, 31 Tetor 2026

“CEZ Shpërndarje”: Fshati Ngracie 100% debitor

18/01/2012  Reagimi pas protestës

Banorët e fshatit Ngracie në komunën Qendër në Mallakastër kanë protestuar për shkak të mungesës së energjisë pas djegies së transformatorit, duke akuzuar edhe kompaninë e shpërndarjes se nuk ka marrë masa për ta ndërruar atë. “CEZ Shpërndarje” reagoi në lidhje me këtë protestë. Sipas të dhënave zyrtare të “CEZ Shpërndarje” në këtë fshat, numri i debitorëve është 100 për qind. Kompania “CEZ Shpërndarje” ka njoftuar se u ka bërë disa herë thirrje banorëve të paguajnë energjinë që konsumojnë. Vetëm nëse do të nisin pagesat e rregullta, atëherë mund të sigurohet furnizimi me energji i banorëve. “Me fillimin e pagesave ‘CEZ Shpërndarje’ është e gatshme të përmbushë obligimet që ka ndaj konsumatorëve që paguajnë. Kompania nuk mund të furnizojë pafundësisht konsumatorë që nuk e paguajnë energjinë elektrike”, - theksohet në reagimin zyrtar të kompanisë. Borxhi total në principal dhe kamatëvonesë arrin në 2,408,000 lekë të reja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›