E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan humbi terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja u forcua lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 1,11 lekë dhe këmbehet në nivelin më të ulët në këto vitet e fundit, me 83,76 lekë. Ndërsa euroja u forcua me 0,03 lekë dhe këmbehet me 96,64 lekë. Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,50 lekë, duke u ngjitur në kuotën 109,99 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,46 lekë, ose 0,65 lekë më pak se ditën e hënë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonalë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.76 -0.11
Euro EUR 96.64 +0.03
Poundi Britanik GBP 109.99 +0.50
Franga Zvicerane CHF 103.46 -0.65
Jeni Japonez (100) JPY 53.61 +0.08
Dollari Australian AUD 54.09 +0.16
Dollari Kanadez CAD 59.36 -0.15
Korona Suedeze SEK 8.76 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.19 +0.02
Korona Daneze DKK 12.94 +0.01
SDR SDR 113.58 +0.02
Ari(OZ 1) XAU 345788.08 +7,329.86
Argjend(OZ 1) XAG 4280.14 +188.78
Juani Kinez (onshore) CNY 11.82 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.82 +0.03
Lira Turke TRY 1.98 0.00

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›