E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari tjetër zhvleftësim ndaj lekut

Dollari po zbret me ritme të shpejta gjatë ditëve të fundit, duke iu afruar kuotave "të paprekura" gjatë 2-3 muajve të fundit. Dollari ka zbritur në nivelin e 108.01 lekë, duke u zhvlerësuar 0.08 lekë kundrejt një ditë më parë.

Ekspertët vlerësojnë se dobësimi i monedhës amerikane reflekton zhvlerësimin e tij në tregjet ndërkombëtare, që prej javës së kaluar. Por ata shprehen optimistë për të ardhmen e kësaj monedhe, e cila po njeh një dobësim të përkohshëm kundrejt lekut, duke e argumentuar këtë të kushtëzuar nga faktorë sekondarë.

Nga ana tjetër, edhe euro ka pësuar një vlerësim të lehtë në tregun e brendshëm, duke fituar kështu ditë pas dite "terren" ndaj monedhës vendase. Euro është vlerësuar 0.03 lekë më shumë kundrejt ditës së djeshme, duke u kuotuar në 138.12 lekë. /Start/

                                                                                             2012-09-12 09:51
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›