E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys paralajmeron SHBA-ne

Agjencia ndërkombëtare Moodys ka paralajmëruar uljen me një nyjë të aftësive kredituese të SHBA nga 3A në Aa1. Nëse Uashingtoni nuk do të marrë masat e nevojshme për uljen e nivelit të borxhit publik ekonomia amerikane nuk mund të ketë më notën më të lartë. Nëse kongresi nuk do të gjej një marrëveshje për të shmangur të ashtuquajturin “fiscal cliff” ose e thënë ndryshe kombinimin e shkurtimeve të shpenzimeve publike dhe rritjen e taksave, sipas ekspertëve të Moody’s vendi mund të përballet me një recesion të thellë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas raportit të Moody’s bisedimet që do të zhvillohen gjatë sesionit të bilancit 2013 në Kongres do të përcaktojnë drejtimin e aftësive kredituese dhe parashikimet negative. Gjithsesi agjencia afirmon se është e pashmangshme që SHBA t’ia dalin të mbajnë nivelin 3A deri në 2014-ën.

Ndërkohë që edhe të dhënat mbi deficitin tregtar amerikan flasin për një rritje deri në 42 miliardë dollarë në muajin korrik krahasuar me qershorin. Sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë eksportet kanë rënë me 11%, po kështu edhe importet kryesisht me Kinën dhe BE ku deficiti tregtar rezulton në nivelin më të lartë që nga tetori i 2007-ës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›