E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrigjimi i gabimeve te kaluara politike

E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës në eurozonë është që vendet anëtare të korrigjojnë gabimet politike të së kaluarës. Kështu ka deklaruar kryefinancieri gjerman Vofgang Schoeuble. “Shkaqet e krizës gjenden në gabimet e politikave financiare dhe ekonomike që kanë bërë anëtarët e eurozonës përgjatë gjithë kësaj kohe. 
Korrigjimi i këtyre gabimeve është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë. Nuk ka asnjë formë tjetër të rehatshme për të dalë nga kjo krizë. Kriza nuk mund të zgjidhet as duke bashkuar borxhet dhe as duke printuar para herë pas here”, është shprehur ai. Schaeuble tha se ky ka qenë dhe principi bazë i të gjitha vendimeve të paketave të ndihmës financiare në bashkimin europian dhe në Bankën Qendrore Europiane. Ai tha në fjalën e ti se pavarësia e Bankës Qendrore Europiane është një element shumë i rëndësishëm që duhet të mbrohet dhe të respektohet. 
Deklaratat e Schaeuble u kryen në dhomën e ulët të parlamentit gjerman ku ai ka hapur debatin për projektbuxhetin e vitit 2013. Seanca reflektoi stabilizimin e raporteve mes aleatëve në qeverinë e Merkel. Kancelarja një ditë më parë mori mbështetjen e aleatëve bavarezë në qëndrimin përkrahës që ajo mbajti ndaj vendimit të fundit të Bankës Qendrore Europiane për të blerë bono me probleme pavarësisht protestave të mëdha të Bundesbank. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›