Spanja i thotë jo ndihmës financiare te BE

Qeveria spanjolle i ka thënë jo ndihmes finaciare te ofruar nga Bashkimi Europian. Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, deklaroi se ai nuk do të nënshkruajë paketën e ndihmës financiare, te ofruar nga Bashkimi Evropian e cila dikton shkurtime të shpenzimeve të buxhetit, në veçanti, reduktimin e pensioneve.
Në një intervistë për mediat spanjolle Kryeministri u shpreh se qeveria është ende duke studiuar me vëmendje kushtet për dhënien e ndihmës.
Në fund të javës së kaluar Banka Qendrore Evropiane deklaroi se do të blejë detyrimet shtetërore italiane dhe spanjolle, bankat që vuajtën nga kriza e borxhit në Eurozonë, fakt ky që do te mund t`ju lehtësonte këtyre shteteve aksesin në kreditë e huaja.