Dollia e Edvinit: Të pimë, se ia hodhëm Saliut, nuk e ngritëm

Rama në Paris, të festojë mosngritjen e komisionit
Për të gjithë ata që duan të kalojnë festat e fundvitit, në një nga kryeqytetet më të bukura të Europës: Paris (Francë), prenotimet kanë mbaruar. I fundit që ia ka dalë të marrë një avion çarter ka qenë familja Rama, e përbërë nga Edvin Rama dhe Linda (ex-Xhillari) Basha, të cilët janë shkuar në kryeqytetin e dashurisë për të festuar me flakë e dolli djegien e kutive të fletëve të votimit, e për rrjedhojë logjike mos ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Padyshim Paris është një magnet i madh për bllokmenët shqiptar. Si në të kaluarën edhe sot i gjithë lidershipi komunist shqiptar kurohej dhe festonte në këtë shtet pse aty gjenin mëshirë për padrejtësitë e tyre, sepse në këtë vend është kuruar dhe ka festuar lideri i Vietnamit Ho çim Min dhe Mullah-u i Iranit Khomenini. është një vend që ka hapësirë për këto vrima të zeza të njerëzisë. Përtej kësaj më këtë kohë kur u hapërdanë edhe kufijtë: me liberalizimin e vizave mund të jetë me vlera një “brainstorming” sesi mund të mos jemi më opozitarë, por të bëhemi qytetarë, në rastin konkret, francezë. Ne po flasim se si mund të arrish të kesh atë stil, atë sharm dhe atë natyrë të pa-ngaterrueshme që kanë fatin ta kenë vetëm të lindurat në Paris. Si do që të jetë ambicia e Linda Xhillarin, që e lindur nga një shtëpi e vjetër dhe e thjeshtë në Tiranë (pse kështu thotë jetëshkrimi i saj zyrtar) për të qenë kozmopolite është e admirueshme. Sigurisht gjatë gjithë jetës së saj ka shenjestruar të largojë provincialitetin e familjes së saj. Natyrisht për të konfirmuar këtë mjafton të themi sesi ka një sekretare rinie në Shkollën e Bashkuar përfitoi duke përfunduar me një master në Ceki. Pastaj udhëtimet e saj të shpeshta në kontinent dhe përtej atlantikut në një kohë që vizat për një njeri të thjeshtë ishin të pa mendueshme dëften sjelljen e saj për të dalë jashtë. Jashtë çdo konteksti të pranuar. Dhe marrëdhënia me Edi Ramën vjen kur ajo është e martuar me profesorin e Matematikës Thanas Xhillari. Bila ka dokumente dhe foto kur ato janë bashkë por në tavolinë ka valenca të tjera shoqërore. Në një foto në Pogradec Edi Rama është me Rudina Magjistarin dhe Thanasi (miku i Ramës) është me nusen, pra gruan e ardhshme të të Edvin Ramës. Gjithsesi një gjë është e sigurt. Nëse do kesh fatin këto ditë të shkelesh në rrugët e Parisit, nuk ke për të parë kurrë një vajzë franceze natyrale, por një të llangosur me dy gisht krem pudër, me gjithfarë hijëzuesish nëpër kapakët e syve, me qerpikë si erashkë, mollëza të skuqura dhe shkëlqyes që farfurit nën rrezet e pakta të diellit. Një gruar që trukohet tepër. Sepse një parisienë i mjafton një laps i zi për t’i dhënë pak forme syve, pak pluhur gri për të theksuar cepin e syrit dhe një shtresë fare të hollë rimeli. Por më së shumti, produkti i vetëm i makijazhit që përdorin parisienet është buzëkuqi (mundësisht i kuq), asgjë më tepër. U kuptuam? Në përfundim duhet thënë se Edvin Rama ka një dashuri të veçantë me Parisin, duke qenë një provicial në shpirt. Të gjithë mbajnë mend kur ai në vitin 1995 ndodhej në Paris, ai ftoi për herë të parë djalin që kishte mohuar. Ai i çoi një letër shumë të bukur djalit, Gregorit ku i thoshte: “Merre damën tënde, shoqëroje për në Paris dhe ejani të shikoni gjëra shumë të bukura”. Kurse nëna e Gregori, ish-bashkëshortja e Edvinit, Matilda Makoçi i ktheu një përgjigje me shumë dashuri, por nuk pranoi të shkonte. Në këtë kohë Matilda sapo kishte fituar statusin e të pastrehës dhe ende (sot?) vazhdon të ketë këtë status dhe të jetë edhe pa shtëpi. Ka gati 20 vjet që pret për një shtëpi. Ndërsa sot Edvin Rama është në Paris me nusen e re për te festuar ndërrimin e v
...