E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feste per femijet e zonave te permbytura

Në orët e fundit të këtij viti, i cili ka qenë i ashpër më shumë se të gjithë me fëmijët e zonave të përmbytura, kryeministri Berisha ka organizuar në Shkodër një festë me dhurata.

Duke ndarë me fëmijët emocionin dhe gëzimin që sjellin gjithmonë festat, kryeministri berisha, pervec dhuratave, u dha femijeve dhe prinderve te tyre garancite se qeveria do të bëjë me të mirën për rikuperimin e dëmeve të përmbytura.

“Në këtë katastrofë të rëndë natyrore spikati shpirti i qytetarit shkodran, i banorëve të komunave të mbytura, guximi, burrëria, mençuria e tyre, të gjitha këto së bashku bën që në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe qendrore në sot të festojmë me gëzim se ato dëme që u bën do t’i riparojmë plotësisht. Unë jam këtu për t’i garantuar se qeveria do bëjë gjithçka që dëmet e krijuara nga përmbytja të rekuperohen sa më shpejt dhe më mirë”, është shprehur Berisha.

Perveç fëmijëve të Shkodrës, kryeministri Berisha u ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe të moshuarve, që jetojnë në një qendër për ta në Kavajë.

Duke iu uruar në rradhë të parë shëndet dhe një vit të ri me gëzime, kryeministri Berisha i siguroi të moshuarit se vëmendja e qeverisë do të jetë e plotë ndaj problemeve që kanë azilet në të gjithë vendin.

Në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë, një qendër ndaj të cilës familja Berisha ka treguar gjithnjë vëmendje të veçantë, kryeministri Berisha, ka marrë me vete jo vetëm bashkëshorten, por edhe mbesat  e tij, të cilat kanë shpërndarë dhurata te të moshuarit, duke u dhuruar atyre disa momente të gëzueshme në këtë fundviti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›