Madona, “Nënë” për Jezusin, i jep 10 mijë dollarë në muaj
Qëkur është partner i Madonës, të ardhurat e tij janë rritur ndjeshëm edhe pse gjithë bota po ndjen pasojat e krizës. Puna për të shkon për mrekulli, në të njëjtën kohë ai ndjek yllin e popit tamam si një qenush i bindur. Avantazhet, megjithatë nuk mungojnë... Me sa duket, zonja Çiçone i ka rregulluar një pagë mujore, për t’i dhënë mundësinë të kënaqë veten. Kjo pagë mujore ngjason me tarifat që nënat vendosin për fëmijët e tyre. Në këtë rast bëhet fjalë për për 10 mijë dollarë në muaj, thjesht qindarka për një milionere si ajo. Djali i artë brazilian me sy të kaltër duket i kënaqur me këtë zgjidhje. Ndërkohë Madona vazhdon të merret me birësimet e fëmijëve jo biologjikë. Së shpejti pritet të takohet me të atin e vajzës të adoptuar së fundmi.
21 Tetor 2009