E Diel, 1 Nëntor 2026

Bejonse Knolis, Malajzia refuzon këngëtaren: Është shumë seksi



Mbetet i paqartë vendimi për koncertin e Bejonse Knolis që ishte parashikuar të zhvillohej më 25 tetor në Malajzi me “I AM… tour”. Sipas disa informacioneve, këngëtarja e ka anuluar këtë këncert për shkak të disa protestave të lëvizjes “Pan Malaysian Islamic Party” (PAS), e cila e konsideron performancën e saj “kundër moralit të përbashkët”. Por ylli i muzikës në një komunikatë për shtyp njoftoi se ka shtyrë datën për këtë eveniment. “Artistja vazhdon të trajtohet me respekt në të gjithë popujt dhe kulturat dhe për këtë vlerëson fansat në Malajzi”,- përfundon kumunikata e publikuar në faqen zyrtare të Bejonses. Kjo nuk është hera e parë që diva e popit gjendet në vështirësi me fansat e Kuala Lumpurit. Në fakt, në vitin 2007 u detyrua të modifikonte të gjithë kostumet e skenës, në mënyrë që ajo dhe grupi i kërcimit të mos dukeshin shumë seksi. Për shkak të përsëritjes së problemit ajo merr kohë për t’u menduar nëse do të jetë e gatshme të përshtatet me kërkesat qesharake, të cilat e ndalojnë të performojë artin lirisht.

21 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›