FIFA gjobit Shqipërinë
FIFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me një shumë prej 15 mijë eurosh për mosmarrjen e masave organizative gjatë ndeshje kualifikuese të Botërorit 2010, Shqipëri-Danimarkë (1-1), takim i luajtur më 9 shtator 2009. Komisioni i Disiplinës i qeverisë së futbollit botëror e morri masën ekstreme për shkak problemeve që konstatuan pas ndeshjes gjyqtarët e takimit dhe lojtarët danezë u ankuan për mungesën e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa”, ndërkohë që çështja në fjalë për xhiron e botës. Kjo nuk është hera e parë që FIFA e gjobit Shqipërinë.
U-19
Shqipëria U-19 barazoi 1-1 në miqësoren me Qipron e kësaj moshe, të zhvilluar të martën në “Niko Dovana” të Durrësit. Golin për seleksionin shqiptar të drejtuar nga Ramadan Shehu e shënoi talenti shkodran Bekim Balaj në minutën e 60-të, përpara se qiprioti Alkiviadou ta barazonte shifrat pesë minuta më pas, në të 65’. Mustafaj goditi shtyllën në këtë ndeshje.
U-15
Shqipëria U-15 humbi 2-1 me Malin e Zi, në finalen e grupit të saj kualifikues për Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Mali i Zi preu biletën për një Lojërat Olimpike. Takimi i ndoq nga vetëm 200 shikues. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Franc Ymeralilaj në minutën e 68-të, golin 2-1 të ndeshjes, edhe pse Mali i Zi luajti nga minuta e 12-të me dhjetë lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të portierit Kordiç. Sipas faqes së Federatës Malazeze të Futbollit, fscg.co.me, për Malin e Zi shënuan Krstoviç (47') dhe Kosoviç (58'). Pesë kartonë të verdhë u dhanë për Kombëtaren e Malit të Zi, ndërsa vetëm Taçi u ndëshkua me karton të verdhë nga Shqipëria. Takimi u gjykua nga arbitri nga Kazakistani, Arjom Kushin. Në gjysmëfinale, Kombëtarja shqiptare U-15, e drejtuar nga Sulejman Demollari fitoi me Lihtenshtejnin 2-0. Jurgen Vatnikaj shënoi në minutën e 49-të dhe Hoxha në të 53’, pas një goditje këndi. Në takimin tjetër të grupit tonë, San Marino fitoi 2-1 më Lihtenshtejnin.
FIFA, Blater: “Do të rikandidoj”
Presidenti aktual i FIFA-s, Jozef Blater, deklaroi se do të rikandidojë për postin që mban aktualisht në zgjedhjet e vitit 2011. “Do të rikandidoj, - tha Blater, i intervistuar nga gazeta italiane sportive “La Gazzetta dello Sport” – nuk e kam përfunduar misionin tim në futboll. Kam akoma nevojë për më shumë kohë. Shpresoj se në vitin 2011 kongresi i FIFA-s të tregojë dhe një herë tjetër besim te mua, përndryshe do të rikthehem në fshatin tim”.
21 Tetor 2009