Domi dhe Klodi: Erioni dhe Jona mund të ishin dashuruar
Klipi i ish-banorëve të “Big Brother 3” me përzgjedhjet e tyre për banorët që do të donin ta fitonin këtë lojë dhe me ata që nuk donin t’i shihnin fitues, ka qenë argumenti kryesor i diskutimit. Erioni është veçanërisht i mërzitur me Kikën. Ndërkohë, Klodi, Jona, Erioni dhe Jetmiri, që janë të nominuarit e fundit, janë të paqartë se si po organizohet televotimi për ta dhe se kur do të duhet që njëri prej tyre ta lërë shtëpinë.
Banorët, në ankth për nominimin e funditNdonëse spektakli i së shtunës ka përfunduar, banorët ende mendojnë se nga çasti në çast do të ketë sërish një lidhje me shtëpinë. Përveç Domenikës, e cila shkoi direkt në finale, katër banorët e tjerë në nominim besojnë se për ta është hapur një televotim. Fjalët e Arbanës se kjo natë do të jetë shumë e gjatë, ua përforcon më shumë idenë. “Hamë njëherë se nuk i dihet”, thotë Miri, ndërsa Klodi e plotëson mendimin e tij se kjo mbrëmje do jetë e gjatë, pa ditur se sa do zgjasë ajo. Banorët duken tepër të kënaqur me darkën dhe shprehen se kanë qenë të uritur, pasi buxheti i përgjysmuar i javës nuk u ka dalë deri në fund. Herë pas here ata presin një tjetër lidhje me studion, për të marrë vesh se çfarë po ndodh. Vetëm Domenika duket më e qetë, ndërsa katër banorët në nominim janë në ankth, pasi një prej tyre mund të largohet. Kur mbeten vetëm, Domenika falënderon Klodin dhe Jonën që votuan që ajo të jetë finalistja e parë. Jona duke qeshur e pyet se ku e kuptoi dhe tregon se ishte e pavendosur mes atyre të dyve, Klodit dhe Domit, se kë të zgjidhte. Ajo shprehet se do donte që jashtë të mbeteshin të tre miq. Miri dhe Erioni gjithashtu diskutojnë mbi faktin që kanë zgjedhur njëri-tjetrin për të shkuar në finale. Banorët hamendësojnë se spektakli i radhës mund të bëhet në mesjavë. Si për banorët, ashtu edhe për publikun, mbetet një surprizë momenti se kur do të largohet banori i fundit nga shtëpia.
Erioni: “Më vjen keq për mendimin e Kikës”Banorët nisin të diskutojnë se çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave të fundit në BB. Miri ka falënderuar fansat që për katër muaj rresht që ka qenë në nominim, e kanë mbajtur ende në lojë. Ai shprehet se ky “Big Brother” u ka falur momente shumë të çuditshme dhe sipas tij asnjë tjetër nuk do jetë si ky.
Klodi e shfaq hapur mërzinë, duke u justifikuar se nuk ka lidhje me nominimin, por me përfundimin e spektaklit. Miri dhe Erioni kujtojnë bisedën që bënë gjatë spektaklit me Hakiun. Erionit i vjen keq që Kika tha emrin e tij si personi që nuk duhet ta fitonte BB. Ai kujton arsyetimin e Kikës për këtë zgjedhje dhe shprehet se Kikës i ka ngelur qejfi që ai e nominoi dhe se mendon se Erioni ka ndryshuar tri javët e fundit. Miri ndërhyn dhe shprehet se kur Kika dhe Erioni e nominuan atë para disa javësh, në sy, ai nuk u mërzit me asnjërin prej tyre. Nga ana tjetër Erioni shprehet se i vjen keq që gjatë gjithë javës ndjehej në faj sepse nominoi Kikën. Miri qesh kur kujton të gjithë banorët që ngrinin foton e tij duke thënë që të mos e fitonte këtë edicion. Miri thotë se do bëjë qejf deri në fund, sepse ndryshe nga të tjerët, ai është ende në shtëpi.
Komente për klipin e ish-banorëveEdhe Jona me Domenikën janë duke diskutuar për klipin ku ish- banorët deklaruan se kë donin fitues dhe jo fitues. Domenika kujton fjalët e Seldit dhe Valentinës dhe e diskuton këtë gjë me Jonën. Për Seldin, ajo shprehet se ishte bërë i bukur dhe se e ka marrë malli shumë, gjë që nuk e priste. Jona tregon se pavarësisht se është konkurrente si të tjerët, ajo nuk e priste që të përmendej emri i saj si fituese apo jofituese, pasi qëllimi i saj ishte që ta përjetonte këtë eksperiencë e jo të pretendonte fitoren. Edhe Domenikës iu dukën mendimet e disa banorëve si joreale. Ajo përmend Edin që zgjodhi Mirin si fitues, duke kujtuar edhe arsyetimin e tij, se Miri i kishte qëndruar besnik deri në fund. Jona shprehet se përdorimi i justifikimit se ajo është banore e re nuk i duket i logjikshëm, pasi ajo secilit i ka dhënë mundësinë që të njihet me të. Domenika shprehet se banorët janë mësuar me ata që kanë qenë që në fillim dhe ndaj e përdorin këtë arsyetim, por Jona përsërit se nuk i pëlqen aspak kjo gjë.
Diskutim për HakiunDuket që Erionit ende nuk i ka kaluar e keqja me Hakiun. Ai flet prapë për të dhe thotë se Kika gënjeu kur nuk pranoi që i ngeli hatri se ai e kishte nominuar, por tha se Erioni kishte ndryshuar. Në dhomën e gjumit vjen edhe Klodi e bashkë me djemtë kujtojnë sërish pjesë nga kripi, i cili duket se u ka dhënë shumë material banorëve për të diskutuar. Ata kujtojnë me radhë të gjithë banorët dhe opinionet që dhanë. Miri shprehet se i bën përshtypje që edhe jashtë banorët vazhdojnë me propagandë kundër tij e nuk e kuptojnë se është një lojë. “Si nuk tha njeri bravo”, shprehet ai. Klodi i thotë Mirit se kishte përshtypjen se ai me Gracielën ishin miq, por Miri thotë se në fund gjithçka ndryshoi. Erioni ndërhyn dhe shprehet se dhe ai me Kikën ishin miq të mirë, por vetëm me një nominim Kika ndryshoi mendim për të. Të tre djemtë diskutojnë për vendimin e Kikës që ta fitojë Domi BB. Edhe Klodi tregon habi. Dy djemtë, Erioni dhe Miri shprehen se ai e bëri veç për inat ndaj tyre. Miri tregon se ata e njohin mirë Kikën dhe e dinë mendimin e tij për Domenikën. Erionit kryesisht i ka mbetur mendja te shprehja e Kikës se për Erionin kanë dhënë vajzat e jo ai vetë. Erioni shprehet se po ta analizosh, edhe Kika nuk ka dhënë ndonjë gjë më shumë se ai.
Mëngjes me thashethemeKlodi është banori i parë që ngrihet. Pasi kalon pak kohë duke ardhur rrotull nëpër shtëpi, ngrihet edhe Domenika. Ata marrin pak tortë për të ngrënë e dalin në kopsht. Aty fillojnë të kujtojnë momente nga spektakli i një dite më parë dhe të flasin kryesisht për ndryshimet në pamje për ish-banorët. Klodi pyet Domin se cili i pëlqeu në pamje dhe ajo përmend Bertinën. Domenika shprehet se ajo ende vazhdonte me idetë e saj e nuk i kishte ndryshuar aspak. Domi e ka fjalën që Bertina përmendi emrin e saj si banori që nuk duhet ta fitojë BB. Ajo thotë se pa i bërë asgjë, Bertina ka mendime të tilla, jo të mira për të. Sipas saj, Bertina nuk e pranon opinionin e Domenikës dhe ndaj ka këto reagime. Ata kujtojnë me radhë banorët, ndërsa Domi thotë se mbrëmja e djeshme ishte tepër e bukur dhe emocionuese për të, sepse pati shumë surpriza, si takimin me shoqen apo klipet ku të paktën pa banorët, miq të saj, Seldin dhe mama Valen.
Me ta bashkohet dhe Jona. Të tre fillojnë të bëjnë thashetheme për Jetmirin. Jona shprehet se duke njohur njerëz të tillë, i vlerëson dhe do më shumë njerëzit që e rrethojnë. Ajo kujton disa fjalë të Mirit që i ka thënë se kur të dalë do zhgënjehet kur të shohë mendimin e publikut për të. Jona mendon se duke e njohur veten se si është, nuk ka përse të zhgënjehet nga mendimi i të tjerëve. Ajo mendon se nuk mund të presësh asgjë tjetër nga një person që ka ardhur me mision për t’i ngacmuar të tjerët, t’u bjerë në kokë e jo për të treguar kulturën e vetë. Jona tregon disa momente nga diskutimi me Mirin dhe thotë se ai po tregon mungesë respekti ndaj banorëve të tjerë. Domenika shprehet se Miri gjatë ditës së djeshme kishte thënë se Jona ka zgjedhur si strategji që të merret me ta. Edhe Jona e pohon këtë gjë, sepse Miri ia ka thënë në sy dhe të dyja qeshin me Mirin dhe thonë se kur flet shumë, nuk di sa çfarë thotë. Domenika mërzitet nga biseda për Mirin dhe i kërkon Jonës që të pushojë se ishin mirë në qetësi.
Jona: “Erioni ka tjetër nivel nga Miri”Erioni ngrihet dhe bashkohet me pjesën tjetër që janë në kopsht. Ndërsa bisedojnë e hanë mëngjesin, ndërmjet banorëve hapet tema për raportin mes Jonës dhe tij. Domenika shprehet se nuk e kupton zënkën ndërmjet tyre, kurse Klodi thotë se kjo vjen ngaqë Jona ia ka mbledhur atij. Erioni qesh dhe tregon se këtë mëngjes Jona nuk ia kishte kthyer përshëndetjen por e kishte parë me habi. Domi dhe Klodi thonë se nëse ata të dy do ishin njohur më parë dhe në të tjera kushte, mund të ishin dashuruar me njëri-tjetrin. “Kur ka ngacmime, ka dashuri”, thotë Domi, ndërsa Jona thotë se nëse e marrin si të mirëqenë, me Mirin duhej të ishte e dashuruar marrëzisht. Erioni thotë se s’ka asgjë të keqe që ajo ta pëlqejë Mirin, por Jona e kundërshton menjëherë. Domi e pyet nëse do i pëlqente Erioni dhe Jona skuqet, duke thënë nuk e di. Erioni largohet, ndërsa Jona duke qeshur thotë se i vjen keq që raporti me Erionin ndryshoi, pasi ajo Mirin dhe Erionin nuk i konsideron njësoj, pasi nuk i vë në të njëjtin nivel. Më pas, banorët diskutojnë për emigrimin e shqiptarëve nëpër botë dhe njohuritë e të huajve mbi Shqipërinë.
#