Dominim absolut, Lionel Mesi fiton “Topin e artë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Francë - Lionel Mesi është fituesi i “Topit të artë”. Revista prestigjioze franceze “France Football”, ajo që organizon edhe çmimin më të lakmueshëm për çdo lojtar, shkruan se asnjëherë më parë, një sportist të jetë zgjedhur thuajse në mënyrë plebishitare: 240 pikë më shumë për argjentinasin e Barcelonës, Lionen Mesi sesa portugezi Kristiano Ronaldo, fituesin e vitit 2008.
Dominim total
Me një unanimitet të plotë, 96 anëtarë të jurisë me të drejtë vote votuan për sulmuesin e Argjentinës, i cili grumbulloi 473 pikë nga 480 të mundshmet. Juria vlerësoi rolin e tij përcaktues në të gjitha sukseset e Barcelonës gjatë këtij viti: kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit, e sidomos Ligën e Kampioneve, në të cilën Mesi ishte dhe shënuesi më i mirë i kompeticionit, me 9 gola në 12 ndeshje. Gjatë finales së Ligës së Kampioneve kundër Manchester United, në Romë, të fituar 2-0 nga Barcelona, i mbiquajturi “xhuxhi” (El Enano), për shkak të problemeve të rritjes gjatë adoleshencës, Mesi shënoi një gol me kokë.
Argjentinasi i parë
Edhe pse nuk u shpall “pichichi” (golashënuesi më i mirë) i Ligës spanjolle, Mesi shënoi megjithatë 23 gola, duke qenë realizuesi i dytë më i mirë i Barcelonës (në kampionat), pas Samuel Etoo (30 realizime). Falë këtyre golave, por gjithashtu edhe shpërthimeve teknike, sllallomit të gjatë të driblimeve dhe kontrollit absolut të topit, ai është shfaqur si një lojtar i jashtëzakonshëm. Mesi është argjentinasi i parë, i cili shkruan emrin e tij në palmarin e “Topit të artë”, që nga viti 1995, pasi më parë ai jepej vetëm për futbollistët evropianë dhe jo për futbollistë nga kontinentet e tjera.
Brazilianët
Futbollistët brazilianë kanë fituar pesë herë në 14 vjet, që nga viti 1995: Kaka në vitin 2007, Ronaldinjo më vitin 2005, Rivaldo në vitin 1999, Ronaldo në vitin 1997 dhe 2002. Për herë të parë një argjentinas, “la pulga” (pleshti), futet në historinë e trofeut individual më prestigjioz të futbollit. “Të them të drejtën, e dija që isha njëri prej pretendentëve kryesorë për fitimin e këtij çmimi,- deklaroi Messi, pak minuta pasi mori vesh që kishte fituar “Topin e Artë 2009”. - Këtë bindje e kisha pasi Barcelona, vitin e kaluar, fitoi gjithçka. Në fakt, jam shumë i habitur për avantazhin e madh që kam me vendin e dytë për sa u përket pikëve të marra. Topi i artë është një çmim shumë i rëndësishmë për mua: të gjithë lojtarët që e kanë fituar atë kanë qenë lojtarë të mëdhenj, madje mund të them se tek ky trofe nuk kanë mundur të arrijnë edhe shumë futbollistë të mëdhenj”. Messi është lojtari i gjashtë i Barcelonës që ka arritur të marrë këtë trofe. Ai është lojtari i tretë, për nga mosha, që ka fituar “Topin e Artë” pas brazilianit Ronaldo e Michael Oven. Messi kështu bëhet pasardhësi i Kristiano Ronaldos, të cilin e mundi të dielën në klasiken spanjolle midis Barçës dhe Real Madridit.
Dedikimi
“Ky çmim për mua është një nder i madh, unë jam futbollisti i parë argjentinas që e fiton këtë trofe. Ky fakt më emocionon shumë, - vazhdoi Leo. - Këtë sukses ia dedikoj familjes sime që gjithmonë më ka mbështetur në momentet ku kisha më shumë nevojë. Tashmë përpara kam një punë edhe më të vështirë, rikonfirmimin. Nuk do ta kemi të lehtë që të fitojmë gjithçka ashtu siç bëmë në 2009-ën”. Më pas Messi në fund duket se hodhi dritë mbi ngërçin që kishte Argjentina në fazën eliminatore në grupin e Amerikës Latine. “U munduam shumë që të kualifikoheshim, - pranoi ai,- përpara patëm shumë dhe mendoj se këto pengesa na dolën pasi ne ishim të bindur se do të kualifikoheshim për në fazën finale të Botërorit që do të luhet në Afrikën e Jugut”.
Historiku
Lojtari i parë që fitoi i pari “Topin e Artë” apo Futbollisti Evropian i Vitit, ishte legjenda Stenli Methjus, në vitin 1956. Gazetarët u lejuan të votonin vetëm për lojtarët evropianë në klubet evropiane, që do të thoshte se legjenda të tilla braziliane si Pele e Garinça, të cilët nuk mund të ishin të vlefshëm për të fituar. Metju, atëherë 41 vjeç, ishte një nga lojtarët më potentë të Blekpullit e Anglisë, fitoi duke mposhtur konkurrencën me legjenda të tilla si sulmuesi i Realit të Madridit, Alfredo di Stefano dhe francezin Rajmond Kopa. Gjithsesi, Di Stefano triumfoi në vitin 1957 e 1959, dhe Kopa e ngriti trofeun në vitin 1958. Vitet 60 panë dhjetë fitues të ndryshëm, duke përfshirë disa nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Mesfushori çek Josef Masopust (1962) fitoi pasi udhëhoqi ekipin e tij në finalen e Kupës së Botës, ndërkohë që ish-sovjetiku Lev Jashin (1963), vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite, i vetmi portier që ka vendosur emrin e tij në këtë trofe. Hungarezi elegant Florian Albert dhe fantazisti me aftësi magjike, italiani Xhani Rivera, triumfuan respektivisht në vitet 1967 dhe 1969. Sulmuesi portugez Eusebio fitoi në vitin 1965, pasi më parë kishte qeni i dyti në vitin 1962. Edhe pse ekipet angleze shijuan suksese në Evropë, lojtarët e tyre nuk arritën të fitonin trofe individualë në vitet 1970, i vetmi anglez fitues ishte Kevin Kigan, i cili fitoi dy herë në vitet 1978 e 1979, por pasi ai ishte larguar nga Liverpuli në drejtim të Hamburgut. Në këto vite dallohen dukshëm dy nga ikonat më të mëdha të futbollit evropian e botëror: holandezi i madh Johan Krujf, fitues në vitet 1971, 1973 e 1974, si dhe mjeshtri gjerman Franc Bekenbauer, i cili triumfoi në vitin 1972 dhe 1976. Një tjetër gjerman ishte i famshmi Gerd Myler, i cili fitoi në vitin 1970 falë 10 golave të tij në Kupën e Botës. Ukrainasi Oleg Bllohin, atëherë në radhët e Bashkimit Sovjetik fitoi në vitin 1975, ndërsa danezi Allan Simonsen fitoi në vitin 1977. Teksa dy legjendat e mëdha botërore, Diego Maradona e Ziko, nuk mund të zgjidheshin fitues për shkak të rregullave të atëhershme, futbollistë të tjerë evropianë mbresëlënës lanë gjurmët e tyre në historinë e “Topit të artë”. Karl-Heinc Rumenige fitoi Kampionatin Evropian dhe “Topin e artë” në vitin 1980, përpara se ta fitonte sërish atë një vit më pas, 1981. Legjenda franceze, Mishel Platini, fitoi në vitin, 1984, 1983 dhe 1985. Sulmuesi holandez Marko van Basten fitoi në vitin 1988 e 1989, ndërkohë që Rud Gulit e kishte fituar në vitin 1987. Lotar Mateus fitoi në vitin 1991, përpara se një vit më pas Marko van Basteni të kompletonte tripletën e tij në vitin 1992. Në vitin 1995 u vendos që të lejoheshin edhe futbollistë joevropianë të fitonin, por me kushtin që ata të luanin për një klub evropian. Sulmuesi nga Liberia, George Ueah, i cili në atë kohë luante për Milanin, fitoi edhe “Topin e artë” në vitin 1995. Ronaldo u bë braziliani i parë që fitoi trofeun në vitin 1997 dhe patrioti i tij, Rivaldo, e pasoi atë në vitin 1999. Francezi Zinedin Zidan ngriti trofeun në vitin 1998, pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Kupën e Botës, të po këtij viti. Luis Figo është fituesi i parë i viteve 2000. Portugezi fitoi pikërisht në këtë vit, para se Ronaldo ta fitonte “Topin e artë” për herë të dytë në vitin 2002. Mesfushori çek, Pavel Nedved, i Juventusit fitoi në vitin 2003, i pasuar nga ukrainasi i Milanit, Andrij Shevçenko (2004). Në 2005-ën, aftësitë e jashtëzakonshme të brazilianit Ronaldinjo i dhuruan trofeun e çmuar. Një vit më pas fitoi italiani Fabio Kanavaro (2006), një ndër mbrojtësit e paktë që e ka fituar atë, për tu pasuar nga Kaka (2007). Kristiano Ronaldo e fitoi në vitin 2008 kur anësori portugez luante për Manchester United. Lionel Mesi, sulmuesi aktual i Barcelonës, është fituesi i fundit, ai i vitit 2009.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009