Jeremiç Vs Hyseni, nis beteja në Hagë
Autori i Lajmit: Redaksia
Hagë - “Kosova është e përkushtuar ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe për parimet e demokracisë, sekularizmit, multi-etnicitetit dhe jo-diskriminimit”, ka thënë ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në prezantimin e tij në GJND. Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, në paraqitjen e tij para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, fillimisht ka folur për pozitën në të cilën gjendet Kosova sot, për të ofruar, siç ka thënë, substancë të rëndësishme për këtë proces. Në këtë kuadër, zoti Hyseni ka përmendur Kushtetutën e Kosovës, duke e cilësuar atë si një “Kushtetutë moderne, e cila reflekton standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave”. Zoti Hyseni ka përmendur edhe “ligjet e miratuara që mbulojnë fusha të rëndësishme të parashikuara në Planin Ahtisaari, sikurse është decentralizimi i qeverisjes lokale, mbrojtja e të drejtave të pakicave, dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare”. “Ne sot jemi në paqe, por sikur e dini, ka qenë një kohë kur gjendja në Kosovë ishte ndryshe. Kjo është dokumentuar mirë, përfshirë në vendimin e shkurtit të këtij viti të Tribunalit për ish-Jugosllavinë në rastin Milutinović. Ne nuk mund dhe nuk duhet të harrojmë krimet kundër njerëzimit dhe terrorin që është ushtruar mbi popullin e Kosovës; gjëra të këtilla nuk duhet të përsëriten asnjëherë”, ka thënë ministri Hyseni, duke shprehur edhe përkushtimin dhe vendosmërinë për të parë drejt së ardhmes. “Ne po ashtu shohim drejt ditës kur do të mund të zëmë vendin tonë si Anëtar i Kombeve të Bashkuara. Zotimet e shprehura në Deklaratën tonë të Pavarësisë dhe në Kushtetutën tonë, demonstrojnë vullnetin tonë për të marrë përgjegjësitë e këtij anëtarësimi”, - ka vënë në pah zoti Hyseni. Duke folur ndërkaq për kërkesat e Serbisë për negociata të mëtejshme për çështjen e statusit, ai i ka cilësuar ato si të pamundura dhe të padobishme. “Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa- për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon”, - ka tërhequr vërejtjen ministri i jashtëm, për të nënvizuar se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet. Në mbyllje të paraqitjes, ai tha se “pavarësisht vështirësive të së kaluarës, dhe vuajtjeve nëpër të cilat kaloi populli i Kosovës, ne ende dëshirojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë”.
Argumentet e Serbisë
Në seancën e parë dëgjimore rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, delegacionin e Serbisë e ka udhëhequr ambasadori i këtij vendi në Francë Dushan Batakoviç. Në argumentimin e tij, ai tha se për organizatat ndërkombëtare, “veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë”, deklarata unilaterale e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, siç e cilësoi ai shpalljen e pavarësisë së Kosovës, "është një sfidë shumë e madhe". Ai tha se "ajo sfidon rendin ndërkombëtar dhe parimin e integritetit territorial". Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë rëndësi fondamentale jo vetëm për zhvillimet në Kosovës, por edhe për rendin ndërkombëtar, tha Batakoviç. Ai e ka cilësuar edhe kësaj radhe Kosovën si “djep të Serbisë”, duke përsëritur kësisoj një formulim tashmë të njohur të Serbisë zyrtare. Sipas zotit Batakoviç, është pikërisht deklarata e pavarësisë ajo që i shndërroi serbët në Kosovë në një minoritet. “Deklarata e pavarësisë paraqet shkelje flagrante të sovranitetit dhe të integritetit territorial”, - tha Batakoviç, për të shtuar se “megjithatë, Serbia do të kërkojë zgjidhje fleksibile dhe praktike për Kosovën”.
Jeremiç: “I besojmë drejtësisë ndërkombëtare”
Hagë - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka shprehur dje bindjen se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta mbështesë përpjekjen e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. "Ne presim që ligji ndërkombëtar të ruhet. Pavarësia e Kosovës ishte thjesht ilegale, dhe ne i besojmë drejtësisë ndërkombëtare", tha Jeremiç për AFP. Dje në Hagë nisi shqyrtimi i procesit për pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë Gjykata në Hagë nuk pritet të japë ndonjë vendim, por vetëm mendim këshillëdhënës.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009