SHBA: “Titoja mosmirënjohës, i dhamë 1 miliard dollarë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
SHBA, 30 prill 1962 – Tashmë e tutje duhet të pranohet se Titoja, diktatori i Jugosllavisë, i cili na ka marrë më shumë se një miliard dollarë nga paratë tona, është një njeri mosmirënjohës, apo siç thuhet në romanet pa shkëlqim, ai kafshon dorën që e ushqen. Tani ai është në paqe me Rusinë Sovjetike, duke pasur të gjithë vendosmërinë dhe qëllimin për të hyrë në shtetin universal të Bashkimit Sovjetik. Në kongresin e radhës të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në Kremlin, duhet të pritet që Titoja, veshur me të gjitha medaljet e tij në gjoks, të ulet në të djathtë të Nikita S. Hrushovit, një armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të zërë vendin e kryeministrit Çu En Lai, tani që kinezët kanë marrë anën e shqiptarëve. Në nëntor të vitit 1960, Sekretari i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, u ngrit në Kremlin dhe denoncoi Sekretarin e Parë të Partisë Komuniste Sovjetike, Hrushovin, përpara delegatëve të 81 partive komuniste për tradhtinë e kujtimit të Stalinit dhe të gjithë lëvizjes komuniste. Ai denoncoi dhe përpjekjen e rusëve për mosfurnizimin e Shqipërisë me grurë, duke e çuar vendin drejt zisë së bukës që ta detyronte ti nënshtrohej kastës së tyre. Por kjo u pa thjesht si një lëvizje mbështetëse për interesat e Kinës. Kur në Kongresin e 22-të të Partisë, në tetor të vitit 1961, Hrushovi sulmoi publikisht udhëheqjen shqiptare me të njëjtën monedhë, bota ishte aq e hutuar pas përplasjeve kino-sovjetike, sa që ai lexoi “Kina” në vend të “Shqipërisë” dhe nuk ndaloi të pyeste pse Shqipëria duhet të ndodhej në atë sallë e të dëgjonte. Ata, të cilët vazhdojnë të besojnë se rusët nuk po bëjnë progres politik, nuk e kanë kuptuar në të vërtetë se cilat janë objektivat e Hrushovit dhe se si ai ndikon tek shtetet e tjera komuniste sovjetike. Tito është dhe ka qenë gjithnjë një komunist. Atij i është dashur vetëm të adaptojë sjelljen e të qenit një komunist kombëtar, që do të thotë një komunist, i cili beson në parimet e përgjithshme të marksizëm-leninizmit, por këto të fundit mund të adaptoheshin në përputhje me historitë dhe traditat e secilit vend dhe se nuk është e nevojshme që të gjithë të krijojnë një shtet sovjetik universal. Duke pasur këtë pikëpamje, ai krijoi një aleancë të veçantë me Nehrunë dhe Naserin, krijoi në të njëjtën kohë doktrinën e neutralitetit që përfundoi me Konferencën e Bandungut (1955) dhe e cila sot ndikon në pozicionin e shumicës së vendeve aziatike dhe afrikane. Tito, sigurisht, nuk ishte vetë prezent në Bandung, por influenca e tij ishte atje. Titoja mori ndihmë ekonomike dhe ushtarake nga Perëndimi, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Diplomacia mjeshtërore e Titos nxiti një ish-ambasador të spikatur të SHBA-së në Beograd, që të shprehte jopublikisht këto fjalë: “Pikëpamja e tij për Shtetet e Bashkuara është si një lopë plot me qumësht, jo dem, e gjitha me thithka që prodhojnë qumësht dhe mundësisht pa brirë”. Ndërsa një diplomat i vjetër sovjetik i përshkroi jopublikisht marrëdhëniet e vendit të tij me qeverinë e Titos si “të përzemërta dhe të pasinqerta”. Por ndihma dhe ndikimi perëndimor, i ndërthurur me kokëfortësinë sovjetike, e çoi Titon dhe kolegët e tij drejt vlerësimit të gjerë të komunizmit sovjetik. Në vitin 1950, Titoja shpalli një sistem të ri të “punëtorëve dhe vetadministrimit”, i cili luajti një rol të rëndësishëm në këshillat ekonomike të sipërmarrjes punëtore. Në vitin 1954, bujqësia u dekolektivizua dhe në vitet e ardhshme, Jugosllavia hapi në masë kufijtë e saj për të zhvilluar turizmin. U prezantuan reforma të vazhdueshme me sukses të madh në tentativën për të decentralizuar ekonominë dhe për ta përshtatur atë me tregjet botërore. Duke pretenduar se gjysmë buke është më mirë se asgjë, ishte politika e Departamentit tonë të Shtetit gjatë administratës së Ajzenauerit dhe politika e sotme që i konsideron vendet neutrale si të denja për të përfituar ndihmën tonë ekonomike dhe ushtarake. Si rezultat i këtij hapi të parë neutral, Titoja përfitoi më shumë se një miliard dollarë nga ne. Por tani ai e ka treguar veten. Ai nuk është vetëm një komunist, por është në të njëjtën kohë dhe një aleat i Hrushovit. Nuk do të ishte aspak e habitshme nëse Titoja do të përdorte këtë marrëdhënie të tij të re që ti shkonte pas Shqipërisë, një vend i vogël fqinj komunist që shtrihet në kufijtë e Jugosllavisë, por që për momentin është më shumë përkrahëse e Kinës së Kuqe sesa e Bashkimit Sovjetik. Një gjë që duhet të mësohet nga Revolucioni Komunist është: “Ai shfaq shumë fytyra. Një është pozicioni thelbësor ideologjik marksist-leninist në të gjitha fazat e jetës dhe mendimit. Ky pozicion ka cilësitë e një rituali dhe bindjeje fetare. Kjo anë e komunizmit është njëlloj me të gjitha vendet komuniste dhe nuk mund të ketë asnjë dallim mes tyre. Sidoqoftë, ndërsa kjo lëvizje vepron, ajo ndahet në katër grupe: marksistët ortodoksë, të cilët përfaqësohen nga grupi kino-shqiptar; të devijuarit e djathtë të përfaqësuar nga marshalli Tito; leninistët ortodoksë, që përfaqësohen nga Hrushovi dhe stalinistët e pastër, të cilët kanë si lider të tyren Molotovin. Stalinistët dhe grupi kino-shqiptar priren të bashkohen së bashku, ndërsa Titoja tashmë i është bashkuar Hrushovit. Politikat e brendshme të shtetit universal sovjetik janë në një gjendje të vazhdueshme dyndjeje. Për shembull, satelitë të tillë si Kuba e Fidel Kastros, Guajana Britanike e Jaganit nuk identifikohen me shpejtësi. Ato shkojnë nga të fryjë era. Neutralë të tjerë si Nehruja dhe Naseri janë të frikësuar nga zhvillimet që mund të gllabërojnë edhe ata. Nuk është e shëndetshme që ta ekzagjerosh me mosmarrëveshjet ndërmjet këtyre grupeve dhe personaliteteve. Ata janë të gjithë kundërshtarë të demokracisë dhe kapitalizmit. Ata të gjithë besojnë se bota – e gjithë bota – duhet të pushtohet nga marksizëm-leninizmi - që fetë mistike monoteiste e kanë vazhduar rrugën e tyre pak a shumë si krishterimi, i cili ka zvogëluar magnitudën e judaizmit dhe eliminuar përfundimisht Manichaeismin. Ata nuk bëjnë kompromis në idetë e tyre që kanë të bëjnë me materializmin dialektikor. Ata dallojnë vetëm nga mekanizmi më i mirë për të fituar betejën dhe më pas kush do të jetë udhëheqësi. Gabimi që bëjnë perëndimorët është se ata besojnë se komunistët do të shkatërrojnë veten duke luftuar njëri-tjetrin, si për shembull Maoja do të hyjë në luftë me Hrushovin. Por ata do të bashkohen me njëri-tjetrin në rast sulmi, ashtu si do të bashkoheshim edhe ne me Britaninë e Madhe dhe Francën nëse këto të fundit do të sulmoheshin. Ata që i varin shpresat e tyre tek Mao për të shkatërruar Hrushovin, janë të dështuar. Ne duhet të dimë se ata do të bashkojnë forcat ashtu siç bëri Titoja me Hrushovin. Të dyja palët tashmë kanë varur në muret e zyrave të tyre fotografitë zyrtare të Marksit dhe Leninit.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009