Bielsa injoron Interin

Trajneri i Athletic Bilbaos, Marcelo Bielsa ka mohuar spekulimet rreth marrjes së drejtimit të Interit.
56 vjeçari besohet se është një prej kandidatëve kryesor për pankinën e Nerazzurrëve pas shkarkimit të Claudio Ranierit. Por, Bielsa insistoi se nuk i kushton rëndësi njoftimeve të tilla.
“Nuk mendoj se ia vlen të komentoj skenarët që nuk kanë bazë”, deklaroi Bielsa pas fitores së Athletic Bilbaos në udhëtim ndaj Schalke 04, 4-2, në ndeshjen e parë çerekfinale në Europa League.