E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzëqesh Muamba

Mesfushori i Boltonit, Fabrice Muamba duket i buzëqeshur në një fotografi të publikuar në Twitter nga shtrati i tij në spital.

Ky është postimi i parë i tij prej 17 marsit kur pësoi sulm në zemër në përballjen në White Hart Lane kundër Tottenhamit në FA Cup.

Fotografia është postuar edhe nga e fejuara e tij Shauna, që shkroi: “Fab deshi që unë të postoj këtë fotografi për të gjithë ju dhe t’ju them faleminderit për përkrahjen e madhe”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›