E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder riparohen pas 25 vjetesh argjinaturat e lumenjve

Puna eshte ende ne proces edhe pse stina e shirave filloi

Per here te pare pas me shume se 25 vitesh nis puna per riparimin e argjinaturave te Zones se Nenshkodres.

E vetmja menyre per te shpetuar sado pak kete zone nga permbytjet ne rast te reshjeve te dendura te shiut mbetet ngritja e nivelit te argjinaturave buze lumit Buna.

Me nje fond prej 5 milione lekesh te dhena nga Ministria e Bujqesise Drejtoria e Bordit te Kullimit ne Shkoder eshte duke riparuar dhe ngritur argjinaturat ne vendet me problematike qe kete fillim viti u permbyten tre here radhazi.

Aktualisht eshte nderhyre ne argjinaturat e Shiqrit Zallit Dajcit Mushanit Samrishitit dhe Belajt. Ndersa keto dy dite do te nderhyhet ne argjinaturat e Pentarit dhe Luarzit.

Argjinaturat jane ngritur nga 40 centimetra deri ne 140 centimetra lartesi ne varesi te demtimit qe kane pesuar. Per mbushjen e tyre jane hedhur rreth 12 mije meter kub dhera duke bere riparimin dhe venien ne funksionim te 22 kilometrave argjinature.

Sipas pergjegjesit te punimeve Lorenc Bicaj puna po ecen sipas parashikimeve megjithese ai pranon se ka pasur disa vonesa per faktin se disa banore te zones pretendonin se argjinaturat ishin ne pronesine e tyre. Pergjegjesi i punimeve Lorenc Bicaj tha gjithashtu se mendojme se me punen qe eshte bere kemi parandaluar qe demet e nje viti me pare te mos perseriten. Ne disa vende argjinatura ka qene thuajse e shembur dhe ne rast se do te lihej ne ate gjendje te gjitha prurjet e

lumit Buna ne rast reshjesh do te futeshin ne brendesi te Nenshkodres.
Nderkohe normalizimi i situates meteorologjike dje dhe ulja e ndjeshme te nivelit te ujerave ne lumenjte Kir Drin dhe Buna ka favorizuar punimet ne keto argjinatura.

Ne prefekturen e Qarkut te Shkodres Shtabi i Emergjencave Civile eshte mbledhur per te verifikuar demet e krijuara nga permbytjet e dy diteve me pare. Sipas statistikave te para numerohen rreth 200 shtepi te demtuara dhe rreth 100 hektare toke me prezence te madhe uji. Per Shtabin e Emergjencave per momentin ka qene prioritet normalizimi i qarkullimit rrugor ne rrugen nacionale ShkoderndashHan i Hotit qe vazhdon te jete i pakalueshem.

Momentalisht per qarkullimin e automjeteve eshte duke u perdorur nje rruge e amortizuar dytesore. Pavaresisht kesaj ne kete segment dhe pikerisht ne vendin ku perroi i Vrakes ka demtuar rrugen radhet e makinave kane qene rreth shtate kilometra te gjata ne te dyja krahet e rruges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›