Shpallen 27 shqiptaret e Onufrit 2010
Une jam ARTI-st kete koncept te kuratores Suzana Varvarica e kane permbushur 27 artiste shqiptare qe do te konkurrojne per edicionin e Onufrit 2010.
Dje Galeria Kombetare e Arteve ka publikuar emrat qe do te marrin pjese nga perzgjedhja disaditore. Onufri kete vit do te jete nje ngjarje vendi duke avancuar me tej idene kuratoriale qe pati nje vit me pare Parid Teferici. Kjo u be per te pare evoluimin e arteve pamore ne Shqiperi si dhe per te shetitur ne studiot e piktoreve.
Artistet jane Andi Hila Alketa Ramaj Anon Artan Dracini Driton Selmani Gazmend Leka Genti Korini Gentian Gjikopulli Greta Lami Gjergji Shoshi Edmond Gjikopulli Endri Dani Enkelejd Zonja Entela Kasemi Heldi Pema Ilirjan Shima Ledia Konstandini Matilda Odobashi Nikolin Bujari Oriana Kamberi Rezart Galica-Giqi Sabile Tmava-Billi Sara Capaliku Sidi Kanani Violana Murataj Yllka Gjollesha.
Eumlshte nje titull qe na kujton se arti dhe artisti jane te pranishem pasi kane qene dhe do te jene edhe ne koherat qe vijne. Natyrisht zhvillimet e artit dhe fizionomine e artistit e percaktojne shoqerite me ceshtjet qe i rrethojne. Konkursi Onufri vit pas viti na lejon te paraqesim nje pjese te ketyre zhvillimeve te cilat kthehen ne nje background figurativ i memories shqiptare ballkanike e me gjere. Une jam ARTI-sti eshte nje fenomen qe shprehet prej kohesh me gjuhe te shumellojshme ne bisede me publikun qofte dhe me ate shqiptar eshte shprehur kuratorja Suzana V. Kuka. Jetojme ne Shqiperi shkruan ajo dhe Shqiperia eshte nje territor fizik e lokal si cdo vend tjeter ne kete bote. Ajo pervec te gjithash eshte territor artistik ne rajonin ballkanik dhe ne bashkesine evropiane. Ne kete tendence te zhvillimet te artit ne brendesi te kufijve te saj kuratorja e permbledh me histori te vecante dhe lidhen ne menyre te natyrshme me historine e politikave edukuese e kulturore te qeverive te perkohshme nga kohet e hershme e deri ne te tashmet. Ne kete arsye skena Onufri per Kuken do te marre persiper te zbuloj para publikut artin dhe artistin e tyre te cilet nuk mund te perjashtohen nga historia e vecante e rendesishme e deformuar e plot andralla e popullit te tyre. Ashtu si nuk mund te perjashtohet qe ata jane brumtur nga lengu i kesaj historie njerezore. Jeta jashte mureve te muzeve eshte tendenca e idese se saj per te afirmuar cdo artist identitetin e tij.
Kete pervoje te dukshme ndermjet kujrive arbitrare do ta perballin arti dhe artistet per te deshmuar se identiteti dhe individualiteti artistik e stilistik jane pohime te kundershtise dhe dallimeve thelbesore. Ne kete arsye thuhet se kultura e kundershtive eshte art dhe se ky lloj arti do te jete gjithmone ne te kundert me pushtetin e afirmimit te argetimit defrimit stolisjes karamelosjes dhe vet realizmit.
Kerkimet per zbulimet e personaliteteve dhe afirmimit te tyre ne nje kontekst me te gjere se puna e tyre individuale perben pikerisht dallesen e Onufrit 2010 rikthimin e tij ne shtepi. Individualiteti i artistit eshte shprehi e krijimtarise se unit artistik dhe Onufri i ketij viti do te perpiqet te komunikoje. Gjithsesi disa pyetje me lejoni ti drejtoj. A mendoni se personaliteti unik eshte nje gje krejtesisht negative sepse ne habitatin e njerezimit dhe te njeriut kemi njerezimin te ndare ne shoqeri ne grupe ne ndarje vlerash gje e cila ka krijuar nje harte logjistike ku dominon kopjimi apo mulazhi njerezor dhe ne nje cep te saj shume pak individualitete ka A mendoni se dicka krijohet shemtuar sepse mesohet shemtuar