Rezistenca e kultures

Nje periodik i specializuar per shembull per kritiken letrare do te ishte nje kontribut i vyer per letersine shqipe. Nje kaos i ketille ne gjykimin e vlerave ka cuar ne zhvleresimin e kritikes duke e kthyer ate ne kritike te hosanase e cila vetem thur lavde per autorin e rendomte duke i dhene permasat e gjeniut kritike te sterakademizuar e cila kur rreh te flase per nje veper letrare nis e citon pafundesisht teoricienet e letersise duke shkuar aq larg sa rralle permendet vepra ne shqyrtim
Botimi i disa periodikeve kulturore qe kane lindur kane jetuar e jane shuar pa zhurme mes bujes dhe terbimit te nje shoqerie qe njeh cmimin e gjithckaje e vleren e asgjeje ka ndodhur vetem ne saje te rezistences sakrifices se mirefillte te punetoreve te kultures pasi sipas nje perllogaritjeje te thjeshte humbja financiare eshte e sigurt sikurse rrenimi i vijueshmerise normale te procesit letrar dhe debatit kulturor.
Nga ana tjeter mungesa e periodikeve te profilizuar asgjemangut sherben si burim kaosi dhe njesimi te vlerave dhe antivlerave. Keto periodike kulturore te specializuar do te perbenin opinionin e vertete autoritar ne fushen e kultures. Ato jo vetem nxisin dhe konsolidojne nje leme specifike por edhe disiplinojne opinionin e dhene kuturu ne lidhje me artin dhe kulturen dhe kesisoj kthjellojne turbulliren e shkaktuar nga mungesa e nje filtri te tille.
Nje periodik i specializuar per shembull per kritiken letrare do te ishte nje kontribut i vyer per letersine shqipe. Nje kaos i ketille ne gjykimin e vlerave ka cuar ne zhvleresimin e kritikes duke e kthyer ate ne kritike te hosanase e cila vetem thur lavde per autorin e rendomte duke i dhene permasat e gjeniut kritike te sterakademizuar e cila kur rreh te flase per nje veper letrare nis e citon pafundesisht teoricienet e letersise duke shkuar aq larg sa rralle permendet vepra ne shqyrtim kritike autobiografike e cila parapelqen te flase per autorin te numeroj bemat e tij dhe gjemat e kohes ne te cilen jetoi kritike mediokre e cila nuk thote asgje per librin por pershkruan ne menyre natyraliste gjendjen shpirterore te shkarrashkruesit kritik kritike e shitur shenim kritik qe paguhet me rreshta ku cdo levdate dhe zbulim vlerash paguhet me nje vlere te madhe monetare.
Pra do ti jepej fund ose me se paku do te do te nxitej nje Kritike e Re me instrumentare e frymezim te ri per nje lexues qe cdo dite e me shume tundohet mirefilli ta braktis letersine.
Kritika letrare e nje organi letrar serioz qe i qet shmang keto defekte duke ruajtur filtrat e domosdoshem te perzgjedhjes redaktoriale. Cilesia garantohet duke pasur nje staf te plote gazetaresh te kultures te cilet pergatisin perzgjedhin qemtojne dhe ofrojne materiale te denja per nje gazete kulturore. Vete fakti qe organet kulturore nuk kane staf te plote me gazetare redaktore korrektore perkthyes etj e penalizon cilesine.
Shperndarja e organeve kulturore ne destinacionet kulturore si universitetet dhe bibliotekat mbetet nje sfide tjeter. Nje periodik kulturor ne menyre ideale duhej qe te arrinte te shperndahej ne Shqiperi Kosove Maqedoni dhe Mal te Zi dhe sigurisht te reflektonte zhvillimet kulturore ne te gjitha keto qendra kulturore. Organe kulturore qe mberrijne cdo jave tek lexuesit ne keto hapesira shqiptare nuk ka. Nje projekt i tille do te realizohej nese do te kishte nje bashkepunim te ngushte mes shoqatave te shkrimtareve ne hapesirave respektive.
Pra organet kulturore duhet te fuqizohen te profilizohen te nxiten dhe te zene hapesiren qe u takon ne shoqerine shqiptare. Ato ndikojne ne edukimin estetik te publikut dhe bejne qe artisti dhe shpura te ecin ne nje hap Sepse kur artisti nuk e ngre me publikun e tij ky bie me shpejtesi poshte dhe rrezohet aq thelle dhe rrezikshemhellipNietzche.
Sipas mendimit shilerian edukimi estetik eshte i nevojshem jo vetem per ekuilibrin vetjak te shpirtit prej cilitdo prej individeve te njerezimit por edhe per zhvillimin e harmonishem te shoqerise ne teresi. Liria mund te arrihet vetem nepermjet edukimit dhe celesi i edukimit eshte perjetimi ne eksperience i se bukures. Qellimi i vertete i edukimit eshte dashuria per te bukuren kultura e shijes dhe krijimi i shpirtit kritik.
Shqiperia meton te jete evropiane. Kjo eshte aspirate e te gjithe shqiptareve edhe e atyre qe merren me letersi edhe atyre qe nuk merren. Edhe e atyre qe merren me kulture edhe e atyre qe nuk merren. Por perballja me kulturat e tjera ne nje bote qe vetem zvogelohet ne dimensionet e saj kerkon nje politike te qarte kulturore qe rregullon dhe pergatit garen dhe pranine kulturore te Shqiperise perkrah vendeve te tjera.
Nje politike kulturore qe trajton te gjitha problemet kulturore te Shqiperise me investime afatgjata ne fushen e kultures e cila merr parasysh realitetin e brendshem kulturor bashke me ate te komunikimit kulturor me vendet evropiane eshte e domosdoshme. Tani disa vjet kemi rene teper pas politikes shkruante dikur Cajupi. Politika Fort mire. Por na duhet dhe letratura per zone
Mbeshtetja rigjallerimi dhe permiresimi cilesor i organeve kulturore rrit autoritetin e institucionit te shkrimtarit percjell vepren e tij tek lexuesi ngjall debatin kulturor inkurajon brezin e ri te krijuesve perben hapesire ku kultura reziston.
Ne numrin a pafund te gazetave politike gazetave me thashetheme telenovela fjalekryqe gazetave bulevardeske qe mbizoterojne tregun e medias sot keto pak organe kulturore qe ia kushtojne faqet e tyre letrave dhe kultures shqipe jane pak si numer per kryeqytetin e nje vendi evropian vend ku organet kulturore duhet te gelojne e te behen tribuna te mendimit kulturor e kritik por jane po keshtu shembull i nje rezistence te madhe ndaj masivizimit dhe tjetersimit.
Kultura gjithmone ka mbijetuar ne saje te rezistences dhe sakrifices se sherbestareve te saj te cilet kete sakrifice e kane kryer me se pari fale dashunise per te. Dhe kjo ka qene gjithmone pergjegjesi e shkrimtareve te cilet kane shestuar mekanizmat e mbijeteses nje realitet te ashper kulturor. Prapa ketyre organeve kulturore qendron sakrifica ne kuptimin me te perkore e shkrimtareve dhe shqiptareve qe i frymezon drita e shenjte e dashurise per kulturen materiale dhe shpirterore qe na lane paraardhesit tane.
Tek rezistenca e kultures gjithmone ka pasur nje ideali frymezues prej idealistesh. Idealistet qe sakrifikojne per kulturen jane qendrestaret e vertete te kohes se perjetshme te artit qe svdes kurre te endrres qe svdes kurre e te sakrifices qe snjeh kufij. Keta dhe vetem keta jane me te vetedijshem se kushdo sikurse edhe gjithsecili shqiptar qe jep kontributin e vet duke perkthyer nga kultura boterore ne gjuhen shqipe duke botuar shkrimtare shqiptare dhe te huaj duke shprehur mendimet e tyre per ceshtje qe lidhen me kulturen.
Anton Harapi duke folur per varferimin shpirteror leskrat e kultures qe rendin pas perfitimit prej kultures mjetit e jo qellimit leshonte kete kushtrim per kulture
Sot ne Shqypni nuk te pyete kush shka je po si dukesh as nuk don te dije kush sa pare te ban gjaku po sa pare ke ne Banke. Nuk po lypet te jesh i dijshem as i afte mjaft te dijsh me u majte dhe me u duke i tille. Ja misioni i pare i nje organi kulture shqiptare me e vu ne vendin e vet faktorin shpirtnuer.
Shqiperine nuk e kane shpetuar ndonjehere tregtaret por idealistet. Tregtaret qe kane vene pasurine e tyre ne sherbim te se ardhmes kulturore te shqiptareve kane qene idealiste ndersa ata qe nuk e kane bere kete kane mbetur thjesht perllogarites te fitimit te tyre vetjak. Idealistet jane ata qe punojne per interesa te nje ideali frymezues qe ne kete rast eshte kultura shqipe letersia shqipe libri shqip arti shqiptar. Vetem kjo filozofi mund ta shpjere shoqerine shqiptare tek kultura. Llogaria e fitimit e le ne mes te udhes.
Ndaj dhe duhet ti meshojme ketij frymezimi. Ndaj dhe duhet qe dashurine per kulturen ta lidhim fort me gjallerimin e periodikeve kulturore dashurine per gjuhen shqipe humanizmin atdhetar te te pareve tane. Ky komb ka nevoje te frymezohet prej doktrines se idealizmit kulturor prej idealisteve qe dje kerkuan tu mblidhet gjaku qe me to te behen shkronja shqipe e sot mendojne e veprojne ne te mire te kultures kombetare.
Pertej mbijeteses materiale eshte faktori shpirtnuer dashuri per kulturen tone te lashte identiteti yne mes kombeve dhe popujve te tjere e bukura si nje ideal i pergjithjetshem i njerezimit rrugetimi i pafund kah e persosura misioni kulturor qe cdo brez i ngarkon vetes se vet.
Dhe si per ta nyjetuar kete bash atje ne fillim te shkrimit shqip qendron madherisht vargu i pavdekshem i Gjon Buzukut si porosi perndritese e pergjithjetshme per te gjithe brezat nse dashunise se botes anehellip